1

Mentor/e për klasët e gjuhëve programuese për fëmijë

Ruaj
BONEVET Mitrovica
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BONEVET Mitrovica po kërkon një Mentor/e për klasët e gjuhëve programuese për fëmijë.

Nëse dëshironi të punoni në një ambient kreativ dhe jeni gati për sfida të reja, atëherë ne ju inkurajojmë të aplikoni për pozitën më poshtë.

Afati i fundit për aplikim: 31 mars, 2023

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të jetë në përfundim apo të ketë përfunduar të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet universitare në shkencat kompjuterike;
  • Të ketë përvojë në punë në edukim (praktikë, aktivitete vullnetare, e preferueshme);
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze);
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe logjistike;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë proceset e punës;

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Të krijoj dhe përgatis kurrikulumin/planprogramin e klasës në bashkëpunim me Përgjegjësin për Kurrikulum në BONEVET;
  • Të marrë pjesë në trajnime që organizohen në BONEVET për zhvillimin e aftësive mentoruese;
  • Të sigurohet që klasa të jetë tërheqëse, argëtuese, me kualitet të lartë, duke vendosur nxënësin në qendër të mësimit dhe të aplikohen metodat e mentorimit të përfituara nga trajnimet.
  • Të koordinojë të gjitha aktivitetet për klasë dhe të sigurohet që gjithçka të jetë e përgatitur me kohë;

Ju lutem na dergoni CV-n në mitrovica@bonevet.org

Për të aplikuar klikoni në këtë 

Shikime 1,603
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 31/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet