Agro Pharma SHPK ka 20 vjet që operon në tregun e Kosovës në sektorin e bujqësisë dhe merret me importimin dhe tregtimin e inputeve bujqësore si fara, plehëra, produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe gjëra të tjera të lidhura me bujqësinë. Për shkak të zgjërimit dhe zhvillimit kërkon:
Financier-e
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Regjistrimi i faturave të shitjeve vendore dhe eksporteve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
- Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore dhe importeve në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme.
- Regjistron shpenzimet në kontot adekuate.
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore.
- Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës.
- Ndjek operacionet e përditshme të departamentit të finanancave.
- Barazon dhe dokumenton barazimet me furnitorë sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurat e kompanisë.
- Përgatit raporte financiare dhe raporton tek Drejtori.
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme
- Diplomë universitare në Ekonomi.
- Ҫertifikime në SCAAK, IKAF niveli teknik i kontabilitetit (e preferushme).
- Njohuri të shkëlqyeshme të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi.
- Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit.
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të paketës Microsoft Office.
- Njohuri e gjuhës angleze.
Konkursi është i hapur nga 20/03/2023 deri më 27/03/2023.
Të gjithë të interesuarit mund të dergojnë CV-të: agropharmabs@gmail.com
Adresa: Fshati Llapnasellë, Graqanicë. Magjistralja Prishtinë- Ferizaj km 5