Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Gjakovë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit
|
Specialistë i Administrimit të
|
|
Përgjithshëm
|
Institucioni
|
Komuna Gjakovë
|
Nr. i Referencës
|
RN00011016
|
Kodi
|
RPC0004669
|
Data e njoftimit
|
15.02.2023
|
Afati për aplikim
|
15.03.2023 - 29.03.2023
|
|
|
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Analizon legjislacionin, politikat dhe procedurat lidhur me arsimin para universitar dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve cilësorë si dhe zhvillimin dhe realizimin e reformave arsimore në fushëveprim të komunës;
- Harton dhe zhvillon legjislacionin, politikat, strategjitë dhe procedurat standarde si dhe ofron mbështetje profesionale për arsimin para universitar në komunë;
- Monitoron mbarëvajtjen, dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimimit dhe rekomandon përmirësime me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit;
- Mbështet dhe këshillon institucionet e arsimore për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe gjithë përfshirjen e nxënësve në arsimin para universitar;
- Identifikon dhe analizon nevojat për trajnime në arsimin e përgjithshëm dhe profesional, si dhe koordinon punën me zyrtaret e niveleve te arsimit në DKA për organizimin e trajnimeve për e mësimdhënësit;
- Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit dhe strategjive për arsimin para universitar, koordinon aktivitetet e zyrtarëve të niveleve të arsimit në DKA dhe harton raporte periodike për procesin e zbatimit të legjislacionit dhe strategjive;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në Edukim, Filozofi ose
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i
|
Titulli i
|
Klasa e
|
Koeficien
|
|
Organizata /
|
Nr. i
|
|
Kodi
|
Referencë
|
Institucioni
|
pozitës
|
pozitës
|
ti
|
Vendi i punës
|
kërkuar
|
|
|
s
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
RN000107
|
Zyrtar i Lartë
|
|
|
|
Sektori për
|
|
|
RPC0004397
|
Profesional 1
|
7
|
Komuna
|
Arsim /
|
1
|
|
|
31
|
për Arsim
|
|
|
Gjakovë
|
Komuna e
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Gjakovës
|
|
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit);
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore).
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Njohuri dhe përvojë në fushën e arsimit;
- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me arsimin;
- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen