Ministria e Shëndetësisë

Ekspert Ligjor

Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë - Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni: Ministria e Shëndetësisë

Departmenti/ Divizioni: Mekanizmi Koordinues i Kosovës – MKK

Titulli i pozitës: Ekspert Ligjor

Raporton:  Kryesuesit të MKK, Sekretarisë se MKK, MPF te GF

Paga: Total: 650.00

Lloji i kontratës: Kontratë për shërbime të veçanta, gjashtë (6) muaj

Numri i Referencës: MSh-15/05/2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në draftimin e Kornizës së Marrëveshjes për prokurimin direkt të barnave për prokurim ndërkombëtarë, duke u bazuar në ligjin e prokurimit të Kosovës dhe praktika të mira internacionale.
  2. Ofron mbështetje dhe eksperizë ligjore për Task Forcën për Tranzicion (TFT) në MSh, për tranzicionin e menagjmentit të granteve të FG në Kosovë nga marrësi kryesor i tanishëm „Fondi për zhvillim Komunitarë“ në institucionet vendore, ashtu siç është e paraparë në termat e referencës së TFT.
  3. Ofron shërbime ligjore tek TFT për çdo barrier, dokument dhe këshillon në çështje ligjore që mund të ngriten gjatë periudhës së kontratës.
  4. Mbështet MKK-në në procesin e filluar të reformimit, duke konsideruar lidhjen e tij me komitetet e HIV dhe TB në MSH, TFT, dhe trupat e tjerë koordinues brenda sektorit të shëndetësisë, duke e drejtuar reth një qëndrueshmërie dhe integrimi të funksioneve në strukturat nacionale.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë universitare ne juridik, studimrt pas universitare do të konsiderohen përparësi;
  • Së paku tre (3) vite përvoje pune, duke mbështetur programme reformuese;
  • Përvojë në zhvillimin dhe planifikim të programeve, njohuri dhe përvojë në kontraktim, administrim të granteve, sisteme menaxheriale, procedura operacionale dhe menagjim financiar;
  • Përvojë në menaxhim të proceseve, menaxhim të hisedarëve, politika te takimeve, rrjeteve dhe organizatave, e preferueshme do të jetë përvoja në sektorin shëndetësorë;
  • Njohuri reth modaliteteve te GFATM dhe strukturave të tij, sidomos njohuri reth MKK dhe MK do të jenë avantazh;
  • Njohuri dhe familjarizëm me ceshjet e sektorit shëndetësorë, sidomos reth TBC dhe HIV dhe fuqizimit të Sistemit Shëndetësore do te jetë avantazh;

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Aftësi të larta në Microsoft Word, Excel, Power Point;
  • Eksperiencë ne Email dhe forma elektronike të komunikimit;
  • Aftësi të provuar për komunikim dhe ndërveprim me zyrtar të nivelit të lartë të Qeverisë, OJQ-ve dhe sektorit privat;
  • Aftësi në të shkruar në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe;
  • I vetë-motivuar, pa nevojë për mbikëqyrje në baza ditore, punon nën presion dhe mund të menaxhojë disa detyra në të njëjtën kohë;
  • Aftësi për te arkivuar dhe organizuar dokumentet e ndryshme

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim : Të drejtën për aplikim kanë të gjithë qytetarët e moshës së rritur të Republikës së Kosovës dhe personat me shtetësi të huaj me aftësi të plota për punë, me arsim të lartë të kryer dhe që kanë profesionalizëm për kryerjen e detyrave të parapara.

Aktet ligjore dhe nënligjore që kërkohen për këtë proces të rekrutimit: Në bazë të Ligjit Nr. 03 / L-149 për nëpunësit civilë të Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për procedurat e rekrutimit për shërbimin civil.

Afati për aplikim: 21.05.2019 deri 25.05.2019

Aplikimi:
Kërkesat / CV duhet të dërgohen në zyrën 23 në Ministrinë e Shëndetësisë, Arberia, Rr. Zagreb, nn, (ish Spitali i mushkërive) ose në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Në kërkesë duhet të përcaktohet qartë pozicioni dhe numri i referencës. Kontakti mund të bëhet edhe në numrin telefonik 038 212 - 276.

Kërkesa që do të dërgohet pas datës së fundit të procesit të rekrutimit dhe ato që nuk janë plotësuar nuk do të pranohen.

TAGS: Ministria e ShëndetësisëPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 693
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC