Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall:
Konkurs
Pranim
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit
|
Specialistë të Përgjithshëm të
|
|
Shërbimeve Sociale
|
Institucioni
|
Komuna Podujevë
|
Nr. i Referencës
|
RN00010998
|
Kodi
|
RPC0004651
|
Data e njoftimit
|
14.02.2023
|
Afati për aplikim
|
07.03.2023 - 21.03.2023
|
|
|
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
- Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
- Shqyrton rastet e abuzimit dhe të lënies pas dore të fëmijëve dhe të marrë masa dhe veprime të duhura;
- Përkujdeset për mbrojtjen e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente;
- Bënë përpjekje në përmirësimin e marrëdhënieve të çrregulluara bashkëshortore dhe familjare;
- Propozon për birësimin e fëmijëve në rast të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve;
- Përcjell rastet e dhunës në familje dhe rastet e trafikimit, mbron të moshuarit dhe jep propozime për zgjidhjen e këtyre rasteve lidhur me ta.
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
- Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
- Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, Psikologji/ Sociologji, Punë Sociale, Logoped.
- Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet.
- Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
- Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike.
- Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar.
- Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara.
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët.
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).
- Pozitat aktualisht të lira
|
Nr. i
|
Titulli i
|
Klasa e
|
Koeficien
|
|
Organizata /
|
Nr. i
|
|
Kodi
|
Referencë
|
Institucioni
|
pozitës
|
pozitës
|
ti
|
Vendi i punës
|
kërkuar
|
|
|
s
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
RPC0004183
|
RN000105
|
Zyrtar për
|
Profesional 3
|
|
|
Qendra për
|
|
|
Shërbime
|
6.5
|
Komuna
|
Punë Sociale /
|
1
|
|
|
12
|
Sociale 1
|
|
|
Podujevë
|
Qendra për
|
|
|
|
|
|
|
|
Punë Sociale
|
|
|
- Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
- Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
- Kopjet e dëshmisë së punësimit
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
- Dëshmi që nuk jeni i dënuar me vendim të formës së prerë (nga Gjykata)
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim
- Vlerësimi i biografisë
- Intervistë
- Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
- Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin përkatës.
- Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur me
Grupin përkatës.
- Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin përkatës që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Shpallja e rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Linku se si të aplikoni përmes platformës SIMBNJ:
https://youtu.be/olwDDqCUeZI
Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen