Në bazë të dispozitave përkufizuese të dhëna në nenet 18, 20 dhe 37 të Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës, është themeluar Instituti UPCO Cluster HUB (me tutje “Instituti). Organizimi i brendshëm i Institutit, me qëllim jofitimprurës, është i rregulluar në bazë të nenit 31, pika 2 të Ligjit nr. 06/L-043, dhe bazuar në nenin 5 të Statutit të Institutit UPCO Cluster, ku përcaktohet se organi më i lartë drejtues është Bordi Drejtues, i cili shpall:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Pozita: Drejtor/e i/e Institutit UPCO Cluster Prishtinë
I përgjigjet: Bordit të Drejtorëve
Mandati: Drejtori/ja zgjidhet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 2 vjetëve
Vendi: Prishtinë
Kompensimi: Kompensimi i drejtorit do të bëhet konform politikave dhe procedurave të kompensimit të Institutit UPCO Cluster, në vlerë prej 1,000.00 Euro bruto për 6-mujorin e parë. Kompensimi për muajt në vijim do të vendoset në bazë të projekteve.
Instituti është bashkëthemeluar nga Universiteti i Prishtinës, Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me qellim të përmbushjes së vizionit të themeluesve për: Mbështetjen e qasjes inovative të strukturuar e të bazuar në parimin e spirales së trefishtë (triple helix): akademi-qeveri-biznes (kërkime dhe zhvillim), duke nxitur bashkëpunimin e strukturuar në mes të sektorit publik dhe privat; ndihmesës që arsimi i lartë të përmbushë misionin e tretë të universiteteve dhe t’u përgjigjet nevojave të tregut të punës si dhe do t’i kontribuojë rritjes ekonomike dhe zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror. Instituti është themeluar me fushëveprimtarinë e edukimit dhe trajnimit, shkencës, përkrahje të biznesit, zhvillim ekonomik si dhe ndërmarrësi sociale.
TË PËRGJITHSHME
Kandidati/ja për këtë vend të punës duhet të jetë person me integritet, i cili/e cila i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, posedon përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe i plotëson kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në organizatat joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe Ligjit të Punës 03/L-212.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS
Kandidati/ja i cili/e cila synon pozitën e drejtorit/es të/së Institutit duhet t’i plotësojë këto kritere:
Aplikacionet e kompletuara, me subjekt – Aplikim për pozitën e drejtorit, të dërgohen në adresën elektronike info@upcokosovo.com
Konkursi është i hapur nga data 17.03.2023 deri më 07.04.2023, në orën 16:00. Aplikimet pas kësaj date nuk pranohen.
Shënim: Bordi i Drejtorëve do të zhvillojë një procedurë të hapur/transparente, ku përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritës, konform ligjit në fuqi dhe pa asnjë lloj diskriminimi, për çka inkurajojmë në aplikim të gjithë kandidatët dhe nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës si dhe kandidatët nga të gjitha kategoritë tjera.