Cocoshop
Prezantuese në shitjen e produkteve kozmetike
Shpërndaje
	 	 

Cocoshop është një rrjet dyqanesh me produkte kozmetike organike, në kategorinë make up, dhe produkte për kujdesin e fytyrës, flokëve dhe trupit. Pas tre vitesh aktivitet të suksesshëm në Shqipëri, prej Qershorit 2019 hapet dyqani i parë në qendër të Prishtinës.

Jemi duke kërkuar një Prezantuese në shitjen e produkteve kozmetike për dyqanin e ri në Prishtinë. Pozicioni përfshin komunikimin me klientët për prezantimin e produkteve dhe filozofisë të dyqanit, si dhe të gjitha aktivitet menaxhuese për mbarëvajtjen e dyqanit.

Kandidati ideal duhet të punojë i pavarur, të jetë energjik, të ketë sjellje aktive dhe të dijë të zgjidhë të gjitha situatat me klientët duke qenë bindës. Aftësitë e shkëlqyera të komunikimit, pasioni për kujdesin ndaj vetës dhe perkushtimi konsiderohen ndër faktorët më të rëndësishëm.

Eksperienca në aktivitet të ngjashëm apo njohuritë në aplikimin e makeup tek persona të tjerë janë përparësi, por nuk përbëjnë prioritet. Jemi të gatshëm që një kandidati absolutisht pa eksperiencë, t'i japim të gjithë kohën dhe ndihmën e nevojshme për të arritur në nivelin e kërkuar. Në kthim, kërkojmë përkushtim, entuziazëm dhe sjellja aktive. Cocoshop është në zgjerim të shpejtë, dhe jemi duke kërkuar dikë që të jetë i aftë të ndihmojë për këtë.

Tek Cocoshop do të gjeni një ambient shumë miqësor, ku do të mund të përmirësoni ndjeshëm aftësitë tuaja komunikuese dhe aftësitë në marketing.

Paga është shumë e kënaqshme, e negociueshme, dhe mbi vlerën aktuale të tregut.

Detyrat

  • ENTUZIAZMI, SJELLJA AKTIVE DHE PËRKUSHTIMI.
  • Komunikimi dhe shërbimi me klientët.
  • Njohja e shkëlqyer e produkteve të dyqanit.
  • Aplikimi i makeup tek klientët, duke prezantuar produktet apo dhënë sugjerime.
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e dyqanit dhe produkteve.

Kualifikimet

  • Kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë ose të jetë në proces e sipër.
  • Aftësi për t'u pershtatur në situata të reja
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane.
  • Njohuri mbi make up dhe aplikimi tek persona të tjerë.
  • Aftësi menaxheriale dhe punë në grup.
  • Ndershmëri dhe integritet të lartë.

Ju lutem aplikoni duke dërguar CV dhe një letër prezantimi/motivimi tek contact@cocomed.al

TAGS:  CocoShop, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2733
Kategoria Shitje
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC