Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar për marka tregtare

Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministarstvo Trgovine i Industrije - Ministry of Trade and Industry

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpallë:

REKRUTIM

Institucioni:  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Pronësi  Industriale

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për marka tregtare

Koeficienti / 7

Nr. i Referencës:  MTI/ 12

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë  Data: ­­21/05/2019 

    Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Futja e të dhënave bibliografike në sistemin IPAS;
  • Procedimi dhe ekzaminimi i aplikacioneve për marka tregtare;
  • Klasifikimi, dërgimi i komunikimeve dhe ftesave;
  • Lëshimi i vendimeve për regjistrimin e markave tregtare;
  • Lëshimin e ftesave për përfundimin e procedurave për regjistrimin e markave tregtare;
  • Lëshimi i vendimeve për regjistrimin në regjistër të markave tregtare;
  • Lëshimi i vendimeve për vazhdime të markave tregtare;
  • Përcjellja e afateve kohore p.sh. të kontrollohet se përgjigjet ndaj veprimeve të zyrës të jenë  dorëzuar brenda afateve të përcaktuara kohore;
  • Publikimet (Dokumentet zyrtare, Buletini, Certifikatat, Njoftimet);
  • Ofron këshilla për aplikuesit;
  • Shqyrton anën kryesore të kundërshtimeve dhe shfuqizimeve për marka tregtare.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Juridik, Ekonomik, Shkenca Teknike, Teknologjike;
  • Minimum 2 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e mbylljes së konkursit:

04.06.2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 04.06.2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe IndustrisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 613
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC