1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KosInvest hap konkurs pune për

  • Zyrtar Kreditor (një) për Mitrovicë
  • Zyrtar Kreditor Junior (dy) për Vushtrri

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhuar në Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvillimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.

Zyrtari Kreditor duhet të plotësoj kriteret:

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike, dhe njohja e pasqyrave financiare.
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Kërkohet Fakulteti i Ekonomisë, i Bujqësisë ose relavante.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer.

Zyrtari Kreditor Junior duhet të plotësoj kriteret:

  • Përvoja e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku 6 muaj.
  • Të ketë njohuri bazike në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe njohuri të shitjes.
  • Veti të mira analitike dhe njohja e pasqyrave financiare.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Student/e apo ata/ ato të cilët e kanë përfundu Fakultetin Ekonomik, të Bujqësisë ose të ngjajshëm, që tregon interes për avancim profesional.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: kosinvest@wvi.org
Kujdes: Shëno rajonin përkatës dhe Pozitën në CV dhe subjekt të emailit.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 23.03.2023

Shikime 1,984
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 23/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë, Vushtrri
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet