Shpallje për vend të lirë të punës nga Pro Transport Shpk
Pozita “Zyrtar për depo dhe logjistikë”
Fushëveprimi i pozitës:
- Organizimin dhe koordinimin e procedurave të pranimit të dërgesave dhe mallërave në magazinën doganore;
- Inspektimin e mallërave për çdo dërgesë të pranuar në magazinën doganore dhe raportimin nëse ka dëmtime, mungesa apo mospërputhje sipas gjendjes në dokumente dhe asaj faktike;
- Bashkëpunim të ngushtë në koordinim dhe komunikim me agjentët doganorë dhe zyrtarët doganorë;
- Peshimin e mallërave dhe kërkesën për shkarkim të dërgesave në magazinën doganore;
- Kontaktimin e klientëve në lidhje me statusin e liferimit-dorëzimit të mallërave në baza ditore;
- Zbatimin e procedurave doganore sipas rregullores së përcaktuar nga Dogana dhe terminali doganor;
- Pranimi i dokumenteve të mallërave dhe përcjellja e tyre të bashkëpunëtorët përkates;
- Mbikqyrja dhe asistimi në shkarkim dhe ngarkim të dërgesave në depo Doganore;
- Organizimi i shpërndarjes së mallërave nga magazina doganore deri te klienti final në baza ditore;
- Liferimi dhe dorëzimi i mallërave nga depo Doganore te klienti final;
- Mbledhja e dokumentacionit të pranimit të mallit dhe dorëzimi i tyre në administratë;
- Përgaditja, përpilimi dhe dërgimi i ofertave në shërbimin e logjistikës;
- Aranzhimi dhe monitorimi i shërbimit të logjistikës dhe raportimi i saktë dhe në kohë te klienti;
- Asistim dhe bashkëpunim i ngushtë me departamentet tjera brenda kompanisë
- Mbikqyrja e mjeteve të logjistikes, mirëmbajtja dhe rregullimi i tyre;
Profili i nevojshëm:
- Edukim shkollor: Shkolla e mesme
- Eksperienca: Minimum 3 vite punë në industri të Distribucionit, Magazinë dhe logjistikë;
- Aftësitë Administrative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.
- Aftësitë tjera: Vozitja e pirunerit dhe njohuritë në shkarkim dhe ngarkim të mallërave, njohje e aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve
- Gjuhet: Njohja e gjuhës serbe dhe angleze është përparësi
- Pako e Benefiteve: Mundësi në zhvillim të karrierës
- Pako financiare atraktive: Pagë (500 euro neto) + Bonus në rezultate
Si të aplikoni
Aplikimi bëhet duke dërguar CV, në email adresën financa@pro-ks.com , deri me datën 31.03.2023. Në takim njoftues do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Nëse përzjgedheni, duhet ti keni në dispoziocion certifikatën që nuk jeni nën hetime, si dhe dëshmi që jeni shtetas i Kosovës.