Mbikëqyrë dhe kontrollon të gjitha aspektet strategjike të kompanisë.
Zbaton respektimin e udhëzimeve ligjore dhe politikave të brendshme për të ruajtur ligjshmërinë e kompanisë dhe etikën e biznesit
Ndërton marrëdhënie besimi me partnerët kryesorë dhe palët e interesuara dhe vepron si një pikë kontakti për akterët e rëndësishëm
Analizon situatat dhe dukuritë problematike dhe ofron zgjidhje për të siguruar qëndrueshmërinë dhe rritjen e kompanisë
Drejton dhe motivon stafin duke avancuar angazhimin e tyre drejt një ekipi me performancë të lartë
Drejton me shembullin personal dhe inkurajon të gjithë punonjësit që të kryejnë aktivitetet e tyre në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe standardet dhe politikat e Kompanisë
Mban një njohuri të thellë të tregjeve dhe industrisë së kompanisë
Zhvillon strategji dhe plane biznesi me cilësi të lartë duke siguruar përafrimin e tyre me objektivat afatshkurtra dhe afatgjata
Mbikëqyr të gjitha operacionet dhe aktivitetet e biznesit për t'u siguruar që ato prodhojnë rezultatet e dëshiruara dhe janë në përputhje me strategjinë dhe misionin e përgjithshëm
Menaxhon të ardhurat, shpenzimet dhe financimin për të ruajtur rritjen e qëndrueshme të biznesit
Rishikon raportet financiare dhe jofinanciare për të gjetur zgjidhje ose përmirësime
Sigurohet që shpenzimet e Kompanisë të jenë brenda buxhetit të autorizuar vjetor të Kompanisë
Kualifikimet dhe Përvoja
5 vjet përvojë në pozita të larta udhëheqëse
Diploma e nivelit Master në Menaxhment, Ekonomi, ose Financa është e domosdoshme
Njohuri të thella në shitje, operim, financa dhe praktikave më të mira të menaxhimit të përgjithshëm
Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe të folurit në publik
Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze
Aftësi për të punuar nën presion, për të planifikuar ngarkesën personale të punës në mënyrë efektive dhe për të deleguar.
Preferohet përvoja në industritë B2B
Kuptimi i mirë i parimeve të financave të korporatave dhe menaxhimit të performancës