Financier/e
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Marrja e porosive nga sistemi, apo agjentët;
- Pranon dhe përpunon porositë, dhe siguron fakturimin e kompletuar dhe të saktë të të gjitha porosive;
- Verifikimi i fletëporosisë me faturim.
- Mbajtje kontakti me agjentët apo shoferët për ndryshime eventuale;
- Kalkulimi i mallit të blerë, importet, blerjet Investive, kalkulimi i kostove të blerjeve: shpenzimet doganore, transporti dhe shpenzimet tjera përcjellëse të perfshira në kalkulim;
- Faturimi i porosive sipas kërkesës/fletporosisë;
- Fajllimi i rregullt i dokumentacionit fizik;
- Rakordimi i arkës me pasqyrat bankare
- Regjistrimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme
- Menaxhimi i Aseteve Fikse; llogaritja e amortizimit, regjistrimi i aseteve të reja dhe shlyerja e atyre të vjetëruara.
- Pajtimi i llogarive të aksioneve në softuerin e kontabilitetit
- Përgatitja e raporteve të ndryshme të kontabilitetit dhe financave të kërkuara nga menaxhmenti
- Përgjegjësi të tjera që kanë të bëjnë me kontabilitetin, financat ose administrimin siç kërkohet nga menaxhmenti
Kualifikimet:
- Magjistraturë në Ekonomi, Bankë dhe Financa, ose fusha të tjera përkatëse
- Preferohet pesë (5) vite përvojë pune në Departamentin Financave
- Trajnime dhe Certifikime në fushën përkatëse janë përparësi;
- Komandim i shkëlqyeshëm i MS Office, njohuri të avancuara të MS Excel (krijimi i tabelave dhe përdorimi i funksioneve financiare Excel)
- Përvoja praktike me programin e kontabilitetit ALPHA
- Kuptim i mirë i Legjislacionit Tatimor
- Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze ose Gjermane është e domosdoshme (të folurit, të shkruarit dhe të lexuarit janë thelbësore)
- Aftësi të shkëlqyera organizative
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
Të posedojë patent shoferin Kategoria B