Komuna e Pejës

Zyrtar për Infrastrukturë Komunale

Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 pika 1 e Ligjit  nr.03/L-149 për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës ,nenit 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil ,Komuna e Pejës , Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike , publikon këtë :

K  O  N  K  U  R  S

Titulli i vendit të punës :  Zyrtar për Infrastrukturë Komunale.  

Numri i ekzekutuesve: 1(një) ekzekutues

Koeficienti i pagës: 7 (shtatë)

Nr.i referencës: 01-111/01-0069381/19     

Data: 20.05.2019.

Dëtyrat dhe përgjegjësitë:

  • harton dhe zhvillon planet e punës  në pajtim me mbikqyrësin për zbatimin e dëtyrave të përcaktuara  në bazë të objektivave të njësisë  dhe jep rekomandime lidhur me realizimin  e këtyre objektivave.
  • analizon legjislacionin ,politikat dhe procedurat  në fushën e infrastruktures komunale dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme.
  • harton dhe zhvillon rregulloret ,programet,procedurat  dhe dokumentet tjera  për ndërtim ,riparimin  dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale.
  • harton dhe propozon projekte  për donatorët në fushën e përmirësimit  të cilësisë së infrastrukturës komunale.
  • llogaritë koston vjetore  të mirëmbajtjes së infrastrukturës komunale  dhe të njejtën i propozon mbikqyrësit.
  • propozon mbikqyrësit dhënjen e infrastrukturës komunale  përmes partneritetit publiko-privat.
  • mbikqyr zbatimin e legjislacionit ,rregulloreve ,procedurave  dhe dokumenteve tjera në lidhje me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale.
  • kryen edhe dëtyra të tjera  në përputhje me ligjet  dhe rregulloret  tyë cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme  kohë pas kohe nga mbikqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për konkurim dhe punësim kanë të gjithë përsonat  të cilët kanë zotësi për të vepruar,të cilët janë në posedim të të drejtave civile dhe politike ,kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e dëtyrave të parapara.

Procedurat e rekrutimit:

Procedura e rekrutimit është e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe për nëpunësit civil ekzistues.

Përgatitja shkollore:

 Diplomë universitare-  fakulteti teknik,drejtimi i ndërtimtarisë apo i arqitekturës.

Aftësitë ,përvoja dhe Atributet(shkalltësitë|) të tjera:

  • 2(dy)  vite përvojë pune .
  • njohuri dhe  përvojë në fushën e infrastrukturës.
  • njohuri të ligjeve  dhe rregulloreve të aplikueshme  lidhur me infrastrukturën.
  • shkalltësi në komunikim, planifikim të punës  dhe punë ekipore,shkalltësi
  • Hulumtuese,analitike,vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve  dhe këshillave.
  • aftësi për përmbushjen të dëtyrave  dhe punëve nën presion.
  • shkalltësi kompjuterike të aplikacioneve  të programeve (Ëord,Poëer point, Excel,internet,).

Kohëzgjatje e marrëdhënies së punës:

Me kohë të pacaktuar.

Dokumentet e nevojshme :

  • Diploma e fakultetit (dëshmia për kvalifikimin e kërkuar).
  • Vërtetimi për përvojën e punës .
  • Certifikata e lindjes
  • Vërtetimi apo certifikata që nuk është nën hetime.
  • Dokumentete të cilat eventualisht mund të deshmojnë shkathtësitë që kërkohen.

Afati i konkursit:

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.Dokumenete e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të mirren në shqyrtim.Aplikacionet mund të mirren në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve dhe i dorëzohen Zyrës së personelit  në Shërbimin Civil Komunal në Pejë( Ndërtesa e Re e Administratës Komunale).Për informata më të hollësishme  mund të informoheni në zyren e Njësisë së personelit ,kati i I nr.26 ose përmes tel 039/432-574 ,lok.1o1.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të konkurimit –punësimit për të gjithë shtetasit dhe i mirëpret aplikacionet  nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore dhe nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë  dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë  në pëfaqësim të drejtë dhe proprcional në organet e Shërbimit Civil të Administratës Publike  Qendrore dhe Lokale,siq specifikohet në nenin 11 paragrafi 3 i Ligjit nr.03/L-149  për  Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Komuna e Pejës
              Njësia e personelit

TAGS: Komuna e Pejes, PejeKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 591
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC