Nëse keni përvojë në sektorin e patundshmërisë, aplikoni tani! Bëhu pjesë e ekipit të Fenix Real Estate L.L.C
Pozitat e hapura:
- 2 Menaxher/e
- 5 Agent/e të jashtëm tereni.
Cfarë ofrojmë ne:
- Pagë fikse + Bonuse.
- Kontratë pune.
- Trainim dhe aftësim në patundshmëri
- Trotinet Elektrik dhe Veturë (për Agjent të Shitjes në teren)
Orari i punes: Hënë-Premte.
Kualifikimet e nevojshme:
- Njohuri të shkëlqyeshme teknike, komunikuese dhe prezantuese;
- Të merrni inciative dhe përgjegjësi;
- Të jeni një "Teamplayer" i vërtetë;
- Njohës i Gjuhës angleze (gjuhe të tjera përbëjnë avantazh)
- Aftësi të shkëlqyeshme Kompjuterike si dhe Administrative;
- Përvojë në pozitën Agjent/e të shitjes në sektorin e patundshmërisë.
Pozitat kanë këto fusha kyçe të përgjegjësisë:
Përgjegjësitë menaxheriale:
- Asiston në kryerjen e punëve administrative të Departamentit të Burimeve Njerëzore
- Menaxhon dhe Zhvillon marrëdhenie të mira me kolegë dhe drejtuesit e kompanisë;
- Zhvillues I politikave të brendshme të kompanisë që synojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe motivimin e punonjësve;
- Hulumtues dhe zhvillues I pronave të paluajtshme
- Asiston në ciklin e secilit projekt nga konceptimi në përfundim, me theks të veçantë në qendrueshmërinë teknike dhe efikasitetin e resurseve;
- Mirëmban bazen e të dhënave të arkives të procedurave teknike, shënimeve dhe sugjerimeve për zgjidhjen e problemeve teknike;
- Operon, mirëmban dhe mbron pasuritë teknike të Kompanisë;
- Promovon diversitetin, barazine dhe respektin e ndersjellë, si dhe të përkujdeset për operim bazuar në vlerat dhe kodin e mirësjelljes së kompanisë;
Përgjegjësitë e Agjentit në teren:
- Bashkëpunon si anëtar i ekipit në kryerjen e detyrave thelbësore për arritjen e operacioneve të efektshme;
- Hulumtimi dhe zhvillimi I pronave të reja në teren.
- Prezantimi | pronave tek palët
- Të ketë aftësi të mira bashkëpunuese dhe komunikuese
- Të merrë inciative dhe përgjegjësi;
- Të kujdeset dhe t'i mirëmbajë asetet e kompanisë, të cilat I jepen në shfrytezim.
Dërgo CV të plotë me fotografi dhe dokumente të tjera relevante në info@fenix-ks.com
Afati i aplikimit deri me 14/03/2023.