1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitën e hapur të punës Menaxher/e i/e Financave / CFO
Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.

Përgjegjësitë dhe Detyrat:     

  • Drejtimi dhe planifikimi financiar i kompanisë;
  • Auditimi / analizimi, përmirësimi i funksionimit të departamentiti financiar;
  • Nxerrja e kostos së produkteve;
  • Përgatitja e pasqyrave financiare;
  • Përgatitja e deklarimeve të TVSH dhe tatimeve tjera;
  • Menaxhimi i mjeteve themelore;
  • Menaxhimi i furnitorëve dhe rregullimi i procedurave të prokurimit;
  • Mbikëqyrja e aktiviteteve bankare;
  • Pëgatitja dhe zbatimi i planeve gjithëpërfshirëse të biznesit për të lehtësuar arritjet duke planifikuar operacione me kosto efektive dhe aktivitete të zhvillimit në treg;
  • Mbikëqyrë performancën financiare të kompanisë, investimet dhe aktivitetet e tjera te biznesit;
  • Struktura organizative, rekrutimi, përcaktimi i pozitave të zyrtareve të departamentit financiar, përshkrimi dhe delegimi i detyrave;
  • Kontrrollimi i raporteve nga menaxherët dhe caktimi i bazave kohore të raportimit;
  • Raportimet rutinore për Bordin;
  • Detyra të tjera në bazë të profesionit dhe kërkesave të bordit.

Kualifi­kimet:

  • Diplomë universitare;
  • Certifikim Kontabilist i Certifikuar;
  • Përvojë - 3-5 vjeqare;
  • Njohuri në sisteme financiare, Prodata e preferueshme;
  • Njohuri të SNRF;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Shkathësi komunkimi, prezentimi dhe organizimi.

Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellëse në:  hr@ciao-berto.com

Ju lusim, gjatë aplikimit në pjesën e subjektit të shkruani pozitën për të cilën aplikoni!

Ciao Berto inkurjon te gjithë kandidatet të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.

Ju falënderojme për aplikimin dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanise do të ftohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet