1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

HyperActive është qendra më e madhe e argëtimit familjar në Kosovë dhe rajon. Të vendosur në zemër të Prishtina Mall, ne ofrojmë lojëra argëtuese të jashtëzakonshme për të gjitha grupmoshat. Qëllimi ynë është të ndryshojmë mënyrën e argëtimit duke i ofruar atraksionet e teknologjisë së fundit që vijnë për herë të parë në vendin tonë. Njoftohuni më shumë me HyperActive përmes linkut në vijim:

https://www.hyper-active.com/aventurajupret

Përveç atraksioneve, brenda HyperActive do të ketë edhe vende ku shërbehen pije dhe ushqim (Sports Bar, KAFFE, Këndi i fëmijëve, Candy shop) ku ofrojmë mundësi për punësim në pozitat më poshtë:

  • Pizza Man - Ndihmës kuzhinier/e               €  575
  • Kuzhinier/e                                                     €  790
  • Asistent/e në kuzhinë                                   €  425
  • Enëlarës/e                                                      €  405
  • Kamarier/e                                                     €  425
  • Barmen/e                                                       €  425
  • Staf në këndin e fëmijëve                            €  405   
  • Ndihmës kamarier                                       €  385  
  • Ndihmës banakier                                        €  385    
  • Recepsionist/e                                              €  445      

 Çka ofrojmë ne:

  • 40 orë punë në javë, dy ditë të lira në javë, orari fleksibil
  • Mjedis pune pozitiv dhe shumë atraktiv
  • Zhvillim profesional të vazhdueshëm
  • Sigurim shëndetësor pas 6 muajve të punësimit
  • Shujtë ditore

Aplikoni në butonin apliko më poshtë nëse:

  • Jeni energjik dhe keni dëshirë të punoni në një ambient dinamik,
  • Ju pëlqen puna në ekip por edhe jeni të gatshëm për vetë-iniciativa,
  • Keni aftësi të mira komunikuese dhe ju pëlqen të punoni me njerëz.

Shikime 7,095
Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 27/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet