1
PREMIUM

Arkitekt/e, Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë

Ruaj
Idearch
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Idearch SH.P.K, është një kompani inovative që zhvillon projekte të dritarve dhe fasadave. Për shkak të rritjes së kompanisë sonë, ne jemi në kërkim të punëtorëve si:

Arkitekt/e dhe Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë

Arsimimi i kërkuar:

  • Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi, apo ekuivalente me ato në drejtimet: Arkitekturë apo Ndërtimtari
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punëve të ndryshme
  • Aftësi në vendimarrje dhe punë ekipore
  • Njohje të mirë të CAD (përparësi AutoCAD) dhe njohuri të mira të MS-Office
  • Përveç gjuhës shqipe, kërkohet njohja e gjuhës gjermane C1 
  • Të jeni në gjendje që ti kuptoni shpejt proceset e ndryshme ekzistuese dhe të keni motivim për ti përmirësuar dhe avancuar njohuritë nëse nevojiten në punë
  • Të jeni në gjendje të caktoni prioritetet e juaja në mënyrë që të arrihen qëllimet e caktuara shpejt dhe saktë në punë
  • Të jeni fleksibil dhe të keni stabilitet në punë
  • Të jeni mes 21 dhe 35 vjeç

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Dizajni i dritareve dhe elementeve të fasadave
  • Përcaktimi i lidhjeve mes dizajnit të brendshëm dhe fasadës (duhet të integrohen kërkesat e fizikës së ndërtesës dhe kërkesat estetike)
  • Hyrja e porosive në programin e prodhimit
  • Detyra tjera të përcaktuara nga menaxheri

Ne ju ofrojmë:

  • Mundësinë që të punoni në një kompani të re, me kulturë familjare
  • Të punoni për një kompani zvicrrane, në të cilën ju presin projekte interesante
  • Siguri në vendin e punës
  • Trajnim dhe kurs 4 muaj në Zvicër për udhëzimet e planifikimit dhe procesit specifik për kompaninë, me vizë pune. (Trajnimi në Zvicër zhvillohet në gjuhën gjermane)

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-në përmes email-it: idearch.info@gmail.com

Shikime 6,020
Kategoria Arkitekturë
Skadon 09/04/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet