1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Kompania Tiki shpk shpall konkurs për këto pozita plotësuese:

  1. Shitje ne showroom

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Asiston/menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes
  • Përcakton kriteret për distribuim të mallit fabrike- showroom- klient.
  • Asiston/Menaxhon stafin dhe përcakton planin e shitjes
  • Përcjellë balancën e domosdoshme mes dinamikës së furnizimeve- shitjes-stoqeve
  • Përcjellja e tregut ditor (dërgimi I mjeteve cash të pranuara gjatë ditës së bashku me urdhërarkën dhe fletëporosinë/faturën)
  • Si dhe detyra tjera sipas kërkesës .

Shkathesit e nevojshme:

  • Të jetë kreative në punët që realizon, këshillat dhe rekomandimet e mbikqyrësve t‘i marrë pozitivisht duke përfshirë në këtë rast edhe mbikqyrësin e ndonjë departamenti tjetër.
  • Të ketë njohuri softverike në programet që është e obliguar të punoj.
  • Shkathtësi të punës në grup, duke i përfshirë stafin në showroom apo edhe në fabrikë.
  • Komunikimi cilësor me klientë me kolegë dhe bashkëpuntorë
  • Të ketë aftësi organizuese, komunikuese dhe përcaktime të prioriteteve të punës
  • Rregull dhe diciplinë në realizimin e detyrave
  • Preferohet që të ketë përvojë punë në sektorinë e shitje.

Perfitimet e punonjesit:

  • Kontrate te rregullte pune, te regjistruar ne Trustin pensional te Kosoves.
  • Pagesa permes bankes
  • Sigurim shendetesor qe mbulohet nga kompania,
  • Orarin I punes 08:00 - 17:00
  • Pushim vjetor sipas ligjit te punes,
  • Mundesi avansimi ne kompani.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë aplikacionin për punësim/CV në e-mail adresën: info@tiki-ks.com Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin e telefonit:

+383 49 666 676

Aplikacionet gjithashtu mund të dorëzohet edhe fizikisht në kompaninë TIKI Sh.P.K. Rr.Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km.5, Prishtinë.

Konkursi është i hapur nga data 07.03.2023 deri më 21.03.2023.

Shikime 2,863
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 21/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet