1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Lokacioni: Ferizaj

Përshkrimi

Kompania OXA-Group me seli në Ferizaj, është në kërkim të personave entuziast dhe kreativ për plotësimin e pozitave:

  • Mbikqyrës i Sigurimit FizikSecurity Supervisor (1 pozitë)
  • Sigurim Fizik (3 Pozita)

 

Mbikqyrës i Sigurimit Fizik

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikqyr dhe kordinon ekipin e sigurimit fizik të qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Monitoron aktivisht në terren ekipin e sigurimit, pikat e qëndrimit dhe rregullat procedurale që duhen ndjekur në detyrë;
  • Sigurohet që ekipi i sigurimit fizik, çdo ditë është duke respektuar kodin e mirësjelljes, kodin e veshjes (uniformën) dhe paraqitjen fizike sipas procedurave të kompanisë;
  • Monitoron në mënyrë aktive kamerat e sigurisë CCTV;
  • Kontrollon kualitetin e punës, me plan paraprak por edhe në mënyrë “ad-hoc” në të gjitha oraret e punës, përfshirë ndërrimin e natës.
  • Përpilon dhe dërgon raporte sipas kërkesës së menaxhmentit tek mbikqyrësi direkt;
  • Përcjell dhe mirëmban frekuencën e servisimit të aparateve kundër zjarrit në kuadër të zyrave, qendrës tregtare dhe fabrikave;
  • Organizon ekipin sipas nevojave të qendrës tregtare dhe kërkesave të menaxhmentit të qendrës “OCM International”;
  • Mbështet organizimin në terren, në raste të eventeve të ndryshme në kuadër të qendrës tregtare;
  • Identifikon dhe organizon trajnime të nevojshme për ekipin, me qëllim të ngritjes së cilësisë në sigurimin fizik;
  • Mbikqyr dhe aplikon masat preventive përmes ekipit të sigurimit, në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Si dhe detyra të tjera që kërkohen nga menaxhmenti të lidhura me natyrën e punës

Sigurim Fizik:

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitoron rendin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit të veturave në qëndër, sipas shenjëzimit vertikal dhe horizontal.
  • Përkujdeset për parkimin e veturave të vizitorëve sipas shenjëzimit të parkingjeve apo sipas nevojave të qendrës The Village.
  • Vëzhgon vizitorët me vigjilencë dhe ndërhyn në rastet kur mund të ketë qëllime dashakeqe nga persona të pa pergjegjshëm.
  • Qëndron në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse shtetërore të sigurisë publike, si policia, zjarrëfikësit dhe ngjashëm.
  • Në koordinim me mbikqyrësin direkt dhe zyrën e menaxhimit të qendrës tregtare The Village, angazhohet në detyra specifike të sigurisë në qendër.
  • Largon dhe adreson me institucionet perkatëse, personat që mund të shqetësojnë vizitorët e qendrës apo që prishin rendin dhe rregullin shoqëror.
  • Raporton çdo akt të sjelljes së keqe në hapësirat e qendrës tregtare The Village, tek mbikqyrësi direkt apo organet kompetente të rendit.
  • Kordinon veprimet me kolegët e njësisë së tij, bazuar në kërkesat e mbikqyrësit dhe nevojat e qendrës The Village.

Si të aplikoni

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së dhe çertifikime të ndërlidhura me kërkesat e punës, në adresën elektronike: hr@oxa-group.com duke cekur pozitën në subjekt.

Konkursi mbetet i hapur deri më 20/03/2023.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet