Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë
Zyrtar për informim
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë - Ministarstvo Obrazovanja, Nauke i Tehnologije - Ministri of Education, Science end Technology

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji nr. 03/L-149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë Rishpall:

Konkurs  për  “Marrëveshje për shërbime të veçanta

 

Institucioni:             Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti:         Divizioni për komunikim me publikun

Paga bruto:               483.34 €

Titulli i vendit të punës:    Zyrtar për informim  (1 vend pune)

Kohëzgjatja e kontratës:  6 muaj

Vendi i punës: Prishtinë    Datë: 17.05.2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcjellë aktivitetet e Ministrit dhe të Ministrisë;
  • Përpilon dhe lëshon kumtesa për media, deklarata, raporte dhe publikime tjera për publikun;
  • Mirëmban rrjetet sociale të faqeve zyrtare të MASHT
  • Kryen detyra tjera në lidhje me funksionimin e zyrës, sipas kërkesës së udhëheqësit të divizionit për komunikim me publikun;

Kualifikimet

  1. Kërkohet diplomë universitare
  2. Një vit përvojë pune

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit në uebfaqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 24.05.2019 .

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në uebfaqen e MASHT-it http://masht.rks-gov.net/,  ose ta marrin në  Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Rr. “Agim Ramadani” nr. 1  në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë  aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit si dhe dokumentacione tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Arsimit, Shkences dhe TeknologjisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 5544
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC