1

Zyrtare për Financa, Kontabiliste, Asistente Administrative, Jurist/e

Ruaj
Royal Security
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania e Sigurimit Fizik Royal Security, me adresë në Hajvali, Kompleksi “Diamond Residence” shpallë:

                                                    K O N K U R S   P U N E

1 (një)  Zyrtare për Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara

  • Mbajtja e llogarive të plota dhe të sakta të të gjitha transaksioneve financiare;
  • Regjistrimet kontabël në programin e QuickBooks me hyrje të dyfishtë me parim akrual;
  • Përgatitja e pasqyrave financiare;
  • Përgatitja e raporteve financiare;
  • Mbajtja dhe arkivimi i dokumentacionit në mënyrë elektronike dhe fizike (dokumentet e kontabilitetit);
  • Harmonizimi i llogarive bankare;
  • Përgatitja e dokumentacionit për auditim.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune;
  • Të ketë të përfunduar ShKCAK së paku nivelin e parë;
  • Të di të punoj me programin e kontabilitetit Quickbooks;
  • Të di të punoj me programin e kontabilitetit KIT.
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.

 1 (një) Kontabiliste

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara

  • Të bëjë regjistrime të faturave hyrëse, dalëse, si dhe barazime bankare;
  • Të bëjë kalkuimin dhe deklarimin e pagave dhe tatimeve tjera relevante;
  • Të sigurohet që procedurat kontabël janë zbatuar për të siguruar një prezantim të saktë dhe me kohë të raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përfaqësimi i bizneseve në Administratën Tatimore të Kosovës;
  • Në kohë të koordinojë procedurat mbyllëse të fund vitit dhe të sigurojë që pasqyrat financiare të jenë të përgatitura brenda afatit kohor dhe janë në përputhje me SNK;
  • Zhvillon, mban dhe mbikëqyrë marrëdhënie të shkëlqyera pune dhe mirëkuptimi me bizneset;
  • Punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi;

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin Ekonomik;
  • Teknik i kontabilitetit i domosdoshëm, ShKCAK;
  • Kontabilist i certifikuar është më se i dëshirueshëm, ShKCAK;
  • Përvojë punë profesionale së paku 2 vite;
  • Aftësia për të krijuar dhe analizuar pasqyrat financiare;
  • Njohja e programit të kontabilitetit Quickbooks;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.

1 (një) Asistente administrative

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për gjithë, veçanërisht në gjuhën angleze;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase në gjuhën angleze;
  • Koordinon takimet në mes punonjësve në korporatë me palët e treta;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Diplomë fakulteti, preferohet fakulteti Filologjik, drejtimi -Gjuhë Angleze;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
  • Përvojë pune në administratë;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office.

1 (një) Jurist/ Juriste

Detyrat dhe përgjegjësitë e Kërkuara

  • Të sigurojë mbështetje ligjore për të gjitha projektet e kompanisë;
  • Përcjellien e të gjitha ligjeve, udhëzimeve administrative të cilat kanë të bëjnë me natyrën e punës së kompanisë;
  • Dhënia e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
  • Bën interpretimin dhe këshillimin mbi ligjet e reja, rishikimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të nevojshme;
  • Bashkërëndon aktivitetet me juristat/avokatët e departamentit dhe zyret e tjera të kompanisë;
  • Fusha kyçe do të përfshijë, lëminë Civile.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja:

  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë në punë dhe integritet të lartë;
  • Shkathtësi për menaxhim të punës nën presion;
  • Shkollimi i lartë juridik, grada Bachelor (përparësi me Master);
  • Njohja shumë e mirë e punës me kompjuter;
  • Njohja e gjuhës angleze e preferueshme;
  • Patent shofer kategoria-B,
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune.

Kandidatet e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV ose duke shprehur interesimin për pozitat e cekura më lartë në E-mail: info@ks-royal.com Në Subjekt le të shënohet pozita për të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur nga 02.03.2023 deri më 02.04.2023.

Shikime 4,462
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 02/04/23 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet