1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJË SOS TEZE
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Përkrahë dhe ndihmon SOS Nënën në baza ditore për organizimin e jetës së përditshme në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve, pavarësisht nga mosha dhe aftësitë, në SOS Familje;
  • Në mungesë të SOS Nënës është përgjegjëse direkte për familjen e përbërë deri në 6 fëmijë si dhe është përgjegjëse për kujdesin dhe zhvillimin e tyre;
  • Ndihmon SOS Nënën në organizimin e jetës familjare duke mundësuar pjesëmarrjen aktive të gjithë fëmijëve që ka nën përkujdesje, varësisht nga mosha dhe mundësitë e tyre;
  • Ofron përkujdesje dhe edukim duke krijuar marrëdhënie stabile me fëmijët;
  • Siguron zhvillim dhe mirëqenie të gjithmbarshme të secilit fëmijë në familjen e tij/saj;
  • Bashkëpunon profesionalisht meanëtarët e tjerë të personelit përkatës në edukimin e fëmijëve;
  • Përgjegjës përbrenda fushës së punës për të parandaluar dhe mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, ekploatimit, dhunës dhe diskriminimit duke u bazuar në parimet e Politikës për Mbrojtjen e Fëmijëve
  • Përgjegjës për të raportuar menjëherë cdo dyshim, shqetësim, pretendim ose incident duke i respektuar procedurat e Raportimit të Mbrojtjes së Fëmijëve
  • Identifikohet me, dhe zbaton vlerat, vizionin dhe misionin e organizatës si dhe përmbushë standardet cilësore të organizatës.

KRITERET:

  • Statusi martesor: Kandidatja mund të jetë e pamartuar, e vejë, e shkurorëzuar apo edhe nënë vetushqyese, e cila mund të ketë një fëmijë nën përkujdesjen e saj.
  • Edukimi: niveli i mesëm i edukimit;
  • Përvojë paraprake në angazhimin në fushat lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe edukimin e tyre;
  • Shëndet të mirë fizik dhe mendor;
  • Gatishmëri të jetoj në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe të angazhohet për periudhë të gjatë kohore;
  • Gatishmëri që përmes procesit të trajnimeve profesionale dhe zhvillimit të vazhdueshëm të arrijë njohuritë dhe shkathtësitë e domosdoshme për angazhim;
  • Shkathtësi organizative, komunikuese dhe fleksibilitet në qasje dhe punë nën presion;
  • Trajnime shtesë në fushën e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve;
  • Njohuri bazike për të Drejtat e Njeriut/ Fëmijëve;

NE OFROJMË

  • Pagën e 13-të;
  • Pushimin vjetor të paguar 26 ditë angazhimi;
  • Banim në shtëpi të mobiluar pa pagesë qiraje, rryme, uji, nxemje dhe ushqimi;
  • Trajnime të ndryshme për ngritje profesionale;
  • Pushime verore dhe dimrore me fëmijët e SOS fshatit, me shpenzime të mbuluara nga organizata;
  • Angazhim afatgjatë dhe të sigurtë.

Dokumentacioni i nevojshëm: aplikacioni (shkarkohet nëpërmjet web faqes www.soskosova.org apo meret kopja fizike në zyrat tona), kopje të referencave nga punëdhënës paraprak, diploma dhe certifikata.
Vërtetimi që nuk jeni nën hetime dhe vërtetimi nga policia (vetëm për kandidatet që ftohen në intervistën e fundit).
Dokumentet për aplikim dërgohen përmes email adresës hr.recruitment@soskosova.org apo fizikisht në adresën SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, rruga “1 Tetori” p.n. Velani-Prishtinë. Afati i fundit për dorëzim është 22.03.2023 deri në mesnatë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem na kontaktoni përmes emalit hr.recruitment@soskosova.org apo tel: 038-516-977
SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile, e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga viti 1999, duke i mbështetur nevojat dhe brengat e fëmijëve në nevojë dhe pa përkujdesje prindërore. Ne ndihmojmë zhvillimin e tyre në komunitet, duke u përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore, si dhe përgatitjen e tyre për një jetë të pavarur. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, na nevojitet një SOS Teze e përkushtuar

Shikime 4,105
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 22/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet