Zyra Kombëtare e Auditimit

Ekspert i derivateve të naftës

	 	 

Në mbështetje të nenit 12.2 të Ligjit Nr.05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës dhe nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve të Jashtëm, Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, me datën 17 maj 2019 bënë:

SHPALLJE PUBLIKE

Për angazhimin e një (1) eksperti të jashtëm, për kryerjen e detyrave të caktuara në fushën e cilësisë së derivateve të naftës në mbështetje të projektit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”.

Kandidatët që shprehin interesim për angazhim duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar edukimin përkatës, përparësi do tu ipet kandidatëve që kanë përfunduar studimet Bachelor në drejtimet si Kimi, Inxhinieri Kimike, Shkenca Mjedisore dhe Gjeoshkencë.
  • Së paku 5 (pesë) vite përvojë pune në fushën e cilësisë së derivateve të naftës apo të ngjashme.;
  • Njohuri rreth parametrave për matjen e cilësisë së derivateve të naftës, në veçanti të jetë i/e aftë të interpretojë vlerat e lejuara të përbërësve dhe treguesve të cilësisë së derivateve të naftës dhe rëndësisë që ato kanë në aspekt të cilësisë;
  • Preferohen njohuri dhe trajnime adekuate në fushën e cilësisë së derivateve të naftës, specifikisht për standardin ISO/IEC 17025:2007 i cili specifikon kërkesat e përgjithshme për kompetencën për të kryer testet dhe/ose kalibrimet, duke përfshirë marrjen e mostrave. Përparësi do tu jepet edhe kandidatëve që posedojnë njohuritë dhe ekspertizën e duhur për metodat e analizave të derivateve të naftës sipas standardeve: EN ISO 3405:2000, EN ISO 20846:2011, EN ISO 3104:1996

III. Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  1. Letër Motivuese; 2. Biografi (CV); 3. Kopjen e letërnjoftimit; 4. Dëshminë për studimet universitare; 5. Kopjet e trajnimeve relevante të kryera (nëse ka); 6. Dëshmitë mbi përvojën e punës në fushën përkatëse; dhe 7. Referencat apo informatat tjera shtesë, të cilat konsiderohen të rëndësishme për kandidatin që aplikon.

Përzgjedhja e kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet sipas procedurës së përcaktuar me Udhëzimin e Administrativ Nr. 02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve të Jashtëm.

Angazhimi në cilësinë e ekspertit nuk nënkupton themelimin e marrëdhënies së punës në Zyrën Kombëtare të Auditimit. Eksperti i përzgjedhur do të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës për një periudhë të caktuar kohore prej dhjetë (10) ditë pune. Marrëveshja lidhet sipas dispozitave të aplikueshme të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Angazhimi i ekspertit bëhet në bazë ditore. Për punën e kryer bëhet kompensimi në vlerën e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2017 për Angazhimin e Ekspertëve te Jashtëm.

Eksperti i angazhuar duhet të respektojë standardet e zbatueshme të auditimit të njohura ndërkombëtarisht, Kodin e Etikes dhe rregullat tjera të përcaktuara me aktet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Termat e referencës së bashku me qëllimin e angazhimit si dhe përshkrimin e detyrave të punës mund të merren nga faqja e internetit të Zyres Kombëtare e Auditimit, në http://www.zka-rks.org/

Dorëzimi i dokumenteve

Dorëzimi i dokumenteve bëhet në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, në  adresën:

Prishtinë, rruga Ahmet Krasniqi nr. 210 ose përmes postës elektronike: rekrutimi@oagks.org

Dokumentacionet e arritura pas afatit, si dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara, pa dëshmi).

Mundësia për aplikim mbetet e hapur tetë (8) ditë kalendarike nga dita e shpalljes, respektivisht deri me datën 26 maj 2019, në ora 16:00.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni Divizionin për Burime Njerëzore të ZKA-së, në numrin e tel: 038 606004 lok. 1005, çdo ditë pune prej orës 08:00-16:00.

TAGS: Zyra Kombetare e AuditimitPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1944
Kategoria Media
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC