1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Vende të lira pune nga kompania “Evapify”

Emri i pozites; Specialist I/e shërbimit për klientë (8 Pozita)

Full time dhe Part Time

Lokacioni: Prishtinë, Pejë, Gjilan

Evapify është kompani globale me baze ne Poloni që si aktivitet primar ka distribuimin dhe shitjen e cigareve elektronike me avullosje VAPES në rajon, me zyre qëndrore në Prishtinë.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne;
  • Page baze dhe bonuse mujore ne baze te shitjes.
  • Sigurim shëndetësor;
  • Trajnime profesionale;
  • Mundësi zhvillimi profesional në një kompani vazhdimisht në rritje.

Kjo pozitë kërkon një person me cilësi analitike, energjik, i/e motivuar të mësoj gjëra të reja dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil.

Përgjegjësit kryesore:

  • T'i raportojë direkt Menaxherit të shërbimit për klientë duke përgatitur;
  • Raportet ditore të shitjes dhe
  • Raporte ditore të prezentimit të produktit tek klientët.
  • Mirëmban vendin e punës dhe artikujve të cilët janë të ekspozuar në pikën shitëse;
  • Të krijoj shitje për kompaninë;
  • Promovon produktin dhe cilësitë e produktit;
  • Identifikimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe problemeve të klientëve;
  • Kupton dhe i respekton procedurat e komunikimit, udhëzimet dhe politikat e kompanisë;
  • Përshtatet në punë ekipore dhe;
  • E sjellë një buzëqeshje në vendin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë në fushën e shërbimit dhe shitjes për klientë;
  • I/e diplomuar me nivelin Bachelor në fushën relevante (jo obligative);
  • Aftësia e menaxhimit të shumë detyrave në të njëjtën kohë;
  • Komunikim të mirë dhe aftësi të mira në vendimmarrje.

Aplikimet mund ti dërgoni në hrkosovo@evapify.com deri me 20 Mars duke e përfshirë CV aktuale dhe një përshkrim të shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju.

Suksese!

Shikime 5,577
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 20/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Gjilan, Pejë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet