1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Prishtinë shpall:


Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit Specialistë të Planifikimit dhe të Arkitekturës Urbane
Institucioni Komuna Prishtinë
Nr. i Referencës RN00010906
Kodi RPC0004562
Data e njoftimit 02.02.2023
Afati për aplikim 23.02.2023 - 02.03.2023


  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Harton dhe zhvillon planet e punës ne pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave te përcaktuara ne baze te objektivave te njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qellim te rritjes se efikasitetit dhe cilësisë se punës;
  • Shqyrton kërkesat e dhënies se lejeve te ndërtimit, dhe përgatit propozim vendimin lidhur me lëshimin apo refuzimin e lejeve ndërtimore dhe lejeve për rrenim te objekteve;
  • Ne raste te caktuara, del ne teren për shikim dhe incizim te gjendjes faktike lidhur me ndërtimet dhe mban evidence për lendet qe i pranon i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim;
  • Gjate procesit te lëshimit te lejes ndërtimore siguron zbatimin e kushteve teknike për projektimin dhe ndërtimin e ndërtimeve te ndryshme;
  • Përgatit informator te ndryshëm lidhur me procesin e lëshimit te lejeve ndërtimore;
  • Bashkëpunon me inspektoret ndërtimor lidhur me zbatimin e lejeve ndërtimore;
  • Kryen edhe detyra tjera ne përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund te kërkohen ne mënyrë te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 180 kredi/ECTS apo ekuivalente me to.
  • Kualifikime të posaçme formale:Diplom Arkitekture, Makineri
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Te këtë njohuri ne legjislacionin dhe politikat vendore dhe standardet ne lëmine e ndërtimeve te ulëta dhe te larta;
  • Shkathtësi ne komunikim, planifikim te punës dhe udhëheqje te ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje te detyrave dhe punëve nen preson;
  • Shkathtësi kompjuterike te aplikacioneve te programeve (word, Excel, Autocad, Power Point, Access etj)


  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Kopje të vlerësimeve të punës për dy vitet e fundit
  • Dokument që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende
  • Certifikat qe nuk jeni nen hetime nga gjykata (jo ma e vjeter se nga data e shpalljes se ketij konkursi)
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

Ligji për zyrtar publik 06/L-114

Ligjet tjera zbatuese nga Komuna e Prishtines

Dokument i gjeneruar nga SIMBNJ

Data: 02.02.2023

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

VËREJTJE:

Koeficienti i përcaktuar për këtë konkurs është subjekt i harmonizimit konform ligjit të ri të pagave kurdo që hynë në fuqi ky ligj!

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Shikime 674
Kategoria Arkitekturë
Skadon 02/03/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet