HORECA L.L.C. shpallë konkurs për pozitat:
- Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant)
- Data Entry (Ekonomistë/e)
- Menaxher i zyrës
- Pozita: Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bashkëpunon me ekipin e kompanisë për të realizuar detyrat që i caktohen;
- Viziton pikat sipas planit operativ;
- Kontrollimi i pajisjeve (pajsije industriale);
- Mirëmbajtja e pajisjeve të klientëve të kompanisë;
- Montimi dhe demontimi i pajisjeve sipas kërkesës së përgjegjësit të servisit.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Kandidati duhet të ketë njohuri profesionale me veglat elektrike, pajisjet, rrymën dhe hidraulikën;
- Kandidati duhet të ketë të përfunduar të paktën shkollën e mesme;
- Përvojë pune në servisim të paisjeve/stabilimenteve ftohëse (frigorifer, friz etj.);
- Menaxhim shumë të mirë të kohës, orar fleksibil dhe gatishmëri për punë;
- Kandidati duhet të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të ketë sjellje profesionale ndaj klientëve;
- Kandidati duhet të posedoj patent shofer (kategoria B);
Për pozitën 1 (Punëtor Teknik (Serviser dhe Praktikant) aplikoni përmes link: https://bit.ly/3nvBpEt , ose përmes e-mail adresës elektronike: info@horecaks.com
- Data Entry (Ekonomistë/e)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mirëmbajtjen e librit të shitjeve/blerjeve;
- Faturat hyrëse/dalëse;
- Dërgimin e faturave tek klientet;
- Ndihmon në barazimin e rregullt të bilancit të kostove dhe siguron që çdo ndryshim të dokumentohet dhe pasqyrohet si duhet në sistem;
- Ndihmon në monitorimin e numërimit dhe barazimin e stoqeve në përputhje me standardet e kompanisë;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Njohuri në proceset e kontabilitetit dhe financave;
- Njohja e programit "Bilanc" është përparësi;
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B).
- Menaxher i zyrës:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
- Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
- Koordinon dhe organizon punët e përditshme sipas prioriteteve kohore;
- Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbushjes së detyrave të tyre ditore;
- Njohje e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
- Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen nga punëdhënësi.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë të përfunduar studimet Bachelor;
- Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
- Njohuri të shkëlqyer të gjuhës angleze;
- Eksperiencë pune të ngjashme;
- Posedimi i patent-shoferit (kategoria B).
Për pozitat 2 dhe 3 dërgoni CV-në tuaj në email: info@horecaks.com