1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

Kopshti i fëmijëve Kids Club shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës, si vijon:

  • Edukatore per grupmoshën 2-3, orar i plotë dhe gjysëm orar
  • Edukatore per grupmoshën 3-4, orar i plotë dhe gjysëm orar

Kualifikimet e nevojshme:

  • Fakulteti përkatës (Fakulteti i Edukimit – programi parashkollor; Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë; Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë; Fakulteti i Shkencave Sociale – programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve)
  • Trajnime dhe certifikime sipas standardeve
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
  • Shkallë të lartë të vetëiniciativës

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës për Edukator/e:

  • Mbështetje për mirërritjen e fëmijëve në aspektin fizik, social, emocional, mendor
  • Mësimin e rregullave dhe bashkëpunimin në grup;
  • Fitimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vetushqyerjes tek fëmijët;
  • Kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi të caktuara fizike, psikologjike dhe mendore;
  • Raportimi i çfarëdo shqetësimi për zhvillimin apo shëndetin e cilitdo fëmijë
  • Ndërtimi i raporteve dhe komunikimit profesional miqësor dhe bashkëpunues
  • Të edukoj fëmijën si një qenie të shoqërueshme dhe të aftë, që të krijojë marrëdhënie me të tjerët
  • Të kontribuojë në edukimin dhe formimin e individit të lirë, të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në e-mail,kopshti.kidsclub@gmail.com dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në
  • Diplomën universitare
  • Trajnime dhe certifikime
  • Dokument identifikimi
  • Dokumente tjera përcjellëse

KIDS CLUB

Email: kopshti.kidsclub@gmail.com
Kontakti: +38345705434
Adresa: Bajram Kelmendi, 153, Prishtinë
Facebook: https://www.facebook.com/kidsclub.info/
Instagram: kopshtikidsclub_

Shikime 5,970
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 26/03/23 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet