FLO Kosova po të kërkon ty!
FLO Kosova me kënaqesi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.
Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, FLO Kosova kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:
Pozita: Asistent Menaxher/e Dyqani dhe Menaxher/e Sektori
Lokacioni: Ring Mall, Ferizaj
Përgjegjësitë dhe detyrat për Asistent Menaxher/e
- Operimi dhe menaxhimi i inventarit,
- Menaxhimi i stafit,
- Pranimi i inventarit,
- Auditimi Operacional,
- Menaxhimi i kostos,
- Fleksibiliteti në punë,
- Hulumtimi i informatave.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare- preferohet fakulteti ekonomik (Menaxhment),
- Te ketë së paku 1 vit pervojë pune relevante,
- Njohuri të mire të gjuhës angleze dhe gjuhës turke (gjuha turke ka përparësi),
- Njohuri të mirë të MS Office paketës,
- Shkathtësi të shkëlqyera organizative, strategjike, planifikuese, këshilluese dhe komunikative.
Përgjegjësitë dhe detyrat për Menaxher/e Sektori
- Operimi dhe menaxhimi i inventarit,
- Menaxhimi i Stafit,
- Pranimi i inventarit,
- Fleksibiliteti në punë,
- Raportimi i gjendjes te dyqanit,
- Kontrolla e produkteve,
- Implementimi i hierarkisë të produkteve,
- Asistimi gjatë proceseve të shitjes,
- Hulumtimi i informatave.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare- preferohet fakulteti ekonomik (Menaxhment),
- Te ketë së paku 1 vit pervojë pune relevante,
- Njohuri të mire të gjuhës angleze dhe gjuhës turke (gjuha turke ka përparësi),
- Njohuri të mirë të MS Office paketës,
- Shkathtësi të shkëlqyera organizative, strategjike, planifikuese, këshilluese dhe komunikative.
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në email adresën: granit.ejupi@flo.com.tr
Konkursi është i hapur deri më 24.03.2023.
Duke ju falenderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.