Kuvendi i Republikës së Kosovës
Anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media (2)
Shpërndaje
	 	 

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall

K O N K U R S

Për zgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Përgjegjësitë dhe kompetencat

  • Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së, që drejtpërdrejt i nënshtrohen vendimit, sa i përket:
  • Dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
    Vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
  • Shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme, që mbështeten në aktet nënligjore;
  • Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës.

Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t'i plotësojnë këto kushte:

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat 3 (tre) vjeçar dhe mund të rizgjedhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Deklaratën e plotësuar dhe të nënshkruar;
  • Certifikatën që kandidati nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj).

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 30 maj 2019, deri në orën 16.00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: (0 38) 211-183.

Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr.), ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Dokumenti i Aplikimit
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.

"Ky proces rekrutimi do të monitorohet nga përfaqësues të Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta. Kandidatët njoftohen që rezultatet dhe emrat e kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë garë, si kandidatë që mund ‘të emërohen', do të publikohen në uebfaqen e projektit dhe me të aplikuar për këtë pozitë do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikim".

TAGS: Kuvendi i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 3911
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC