Agjencia e Statistikave të Kosovës

Zhvillues i Aplikacioneve

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Zyra e Kryeministrit –Ured Premijera –Office of the Prime Minister

Agjencia e Statistikave të Kosovës - Agencija za Statistiku Kosova - Kosovo Agency of Statistics

Bazuar në nenin 8 pika 3.1 , nenit 6 pika 5 dhe nenit 33 të Ligjit Nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ Nr.08/2012 per kushtet dhe Mënyrën e Ofrimit te te Dhënave te Fituara me Përpunime te Veçanta te Statistikave Zyrtare si dhe nenit 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Agjencia e Statistikave të Kosovës , bënë:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit: Agjencia e Statistikave të Kosovës

Titulli i punës: Zhvillues i Aplikacioneve

Numri i referencës: ASK-DMTI-001

Tarifa e shërbimit: 950 Euro (Bruto)

Raporton te: Udhëheqësi i Divizionit te TI-së

Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta - (MSHV)

Kohëzgjatja e kontratës: muaj I plotë ASK-1

Orari i punës: 

Lokacioni dhe numri i ekzekutuesve: Në mënyrë që ASK ti përmbush këto objektiva, shpall konkurs për një Zhvillues i Aplikacioneve.

ASK respektivisht Departamenti i DMTI-së është duke ndërtuar një sistem për Menaxhimin e Metadatave. Ky sistem do të jetë kompatibil me sistemin e Eurostatit i tillë që do ti mundësojë ASK-së që të dërgojë metadata kombëtare në Eurostat përmes sistemit Metadata Hendler (ESS-MH), dhe si i tillë do të jetë në përputhje me SDMX. Sistemi do të gjenerojë skedarë të metadatave në fomatin .xml në përputhje me SDMX për të lehtësuar lidhjen me ESS-MH.

Në mënyrë që ASK ti përmbush këto objektiva, shpall konkurs për një Zhvillues i Aplikacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bashkërendon dhe ofron ndihmë për krijimin e strukturave dhe përmbajtjen e të dhënave të SDMX.
  • Bashkëpunon me udhëheqësin e projektit për Metadata për tu siguruar që çdo çështje teknike të zgjidhet.
  • Ndihmon në inicimin e projekteve të reja të shkëmbimit të të dhënave në formatin SDMX.
  • Merrë pjesë në grupin e punës të SDMX dhe nëngrupet specifike të lidhura me detyrat e punës. Kjo përfshin bashkëpunimin me ekspertet e Eurostatit të nën kontraktuar nga GOPA për të hartuar udhëzime dhe dokumente të praktikave më të mira për përdorimin e SDMX.
  • I ndihmuar dhe mbikëqyrur nga zyrtari përgjegjës i TI-së së ASK-së, do të zhvillojë një bazë të dhënash për metadata në një server të dedikuar enkas për këtë qëllim.
  • Ndërfaqja do të jetë bazuar në ESMS dhe ESQR:
  • Ndërfaqja do të dizajnohet dhe zhvillohet në një ndërfaqe miqësore që do të jetë e lehtë për tu qasur;
  • Bënë dokumentimin e projektit;
  • Në mënyrë rigoroze zbaton masat e sigurisë dhe planeve të rikuperimit të të dhënave;
  • Në mbikëqyrje të stafit lokal të TI-së, instalon, konfiguron dhe teston ueb aplikacionin në serverin e ASK-së;
  • Bashkëpunon me grupet tjera punuese si dhe ndihmon ne kontrollimin, krahasimin, analizimin dhe komentimin e te dhënave dhe rezultateve të tyre.

Shkathtësitë e kërkuara:

Diplomë Universitare në fushën e Teknologjisë Informative.

Së paku 4 vjet përvojë punë në fushën përkatëse (e obligueshme).

Kompetenca dhe aftësitë:

  • Njohja e gjuhëve koduese siç: C#, HTML, CSS;
  • Njohuri të avancuara në teknologjitë ASP .NET, MVC si dhe Microsoft SQL Server;
  • Njohuri në standardet e SDMX përparësi;
  • Shkathtësi në planifikim, hulumtim dhe analiza, kapacitet për të kuptuar proceset, për të koordinuar dhe organizuar punët;
  • Ruajtja e konfiencialitetit;
  • Të jetë i motivuar dhe aftësi për të punuar në atmosferë interdisciplinare;

Agjencia e Statistikave të Kosovës, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Konkursi është i hapur 5 ditë kalendarike nga dita e publikimit ne media dhe në web faqen e ASK-se.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në Arhiven e ASK-se, ose mund të tërhiqen nga web faqja e ASK-së në adresën http://ask.rks-gov.net/ .

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Agjencinë e Statistikave te Kosovës , Rr,”Zenel Salihu” nr.4 Prishtinë.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara , vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen intervistës me gojë.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në zyrën e personelit , në tel: 038- 20031149 , prej orës 08:00 – 16: 00.

TAGS: Agjencia e Statistikave te KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1609
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC