Komuna e Dragashit
Zyrtar i Shërbimeve Sociale (Konkurs për minoritete)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 dhe nenit 12 par.1 pika 1.1 të ligjit nr.03/L-149 për Sherbimin Civil të Kosovës, neni 3 dhe 4 të Rregullores nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit në Sherbimin Civil dhe në bazë të kërkesës së Drejtorit për Mirëqene Sociale KK Dragash , të drejtuar në zyrën e shërbimit te personelit KK Dragash nr.03.111-7782 për pranimin e një punëtori ne Qendren per Pune Sociale K Dragash,zyra e Shërbimit të Personelit pranë K Dragash publikon këtë:

K O N K U R S

Për minoritete

Pozicioni; Zyrtar i Sherbimeve Sociale MSK/470

Niveli I pagës; K.7

Periudha e kontratës; 1(një) vjeçare me mundësi vazhdimi

Vendi I punës; QPS-K.Dragash

Orët e punës; 40 ore ne javë

Përgjegjës mbikëqyrës ;Drejtori i QPS-së Dragash dhe Drejtorit për Shëndetsi dhe Mirqenje Sociale

Përshkrimi i punës dhe përgjegjësitë:

  • Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;10%
  • Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Trajton rastet dhe përgatit raport për gjykatën për heqjen e zotësisë se veprimit te personave te paaftë për të vepruar;
  • Trajton mbrojtjen e fëmijëve pa kujdes prindor, birësimin, kujdestarin dhe strehimin e përkohshëm familjar;
  • Trajton rastet e fëmijëve me sjellje asociale dhe delikuente, rastet e angazhimit të fëmijëve në punët e rënda dhe te lënies pa kujdes ;
  • Monitoron rastet e dhunës në familje dhe angazhohet në përmirësimin e marrëdhënieve bashkëshortore dhe bënë propozimin për besimin e fëmijëve ne raste të shkurorëzimit të prindërve dhe përcjell realizimin e kontaktimeve ;
  • Përkujdeset edhe për kategoritë tjera të personave me nevojë, të moshuarit, fëmijët me aftësi te kufizuar te përhershme, personave qe konsumojnë substanca narkotike, alkoolike etj.;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkathësit kryesore të kërkuara

  • Diploma universitare(juridik,psikologji,pedagogji,sociologji dhe fak.per pune sociale) minimum 2 vite përvojë pune profesionale
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e çështjeve sociale
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomand. dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Afati i Konkursit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes,kërkesat e parashtruara pas këti afati nuk do te pranohen.Aplikacionet për aplikim merren në zyren e Shërbimit të Personelit nr.9 K.Dragash.

Sherbimi i Personelit

TAGS: Komuna e Dragashit, DragashKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 279
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Dragash
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC