Komuna e Obiliqit

Vende të lira të punës (15)

	 	 

Komuna e Obiliqit  me Ligjin për zonën e rrezikuar mjedisore ( Ligji 05/L-044 ) është shpallur zonë me interes të veqantë,  andaj në mbështetje të dispozitave të nenit 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-077,  për Marrëdhëniet e Detyrimeve neni 615, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta -  me datën 11.05.2019  shpall:

KONKURS PUBLIK

PËR MARRËVESHJE PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Tri  pozita:  Jurist

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,

Koeficienti : 7

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Detyrat kryesore:

  1. Ndihmon mbikëqyrësin dhe zyrtarin komunal në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave institucionit ;
  2. Harton dhe zhvillon legjislacionin dhe aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e Komunës;
  3. Bën hulumtime dhe analiza që ndërlidhën me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë së komunës dhe jep rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e komunës;
  4. Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kornizën Kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të komunës;
  5. Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jenë identike në gjuhët zyrtare;
  6. Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera;
  7. Bashkëpunon me njësitë tjera brenda komunës për aktivitetet që ndërlidhen me fushën e legjislacionit;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

-Diploma universitare, fakulteti juridik;

- Njohuri dhe përvojë në hartimin, harmonizimin e legjislacionit dhe akteve tjera juridike;

- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së komunës;

- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Tri  pozita: Ekonomist

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,

Koeficienti : 7

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i zbatimit të politikave, procedurave, standardeve për planifikimin dhe realizimin e buxhetit si dhe praktikave financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar.

-Detyrat Kryesore:

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetër profesional për planifikimin e buxhetit;
  2. Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit, dhe ndihmon zyrtarët përkatës brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afat;
  3. Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit;
  4. Evidenton faturat për pagesën e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesë
  5. Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e lartë shqyrton korrektësinë, saktësinë e propozimeve ;
  6. Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore;

7.Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

-Diplome universitare drejtimi : ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme;

-Njohuri profesionale në fushën e buxhetit dhe financave;

-Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;

- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;

-Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit);

Tri pozita : Asistent administrativ

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit

Koeficienti : 5

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Sigurim dhe  mbështetje administrative  .

Detyrat kryesore:

  1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  2. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  3. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  4. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
  5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  6. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

- Arsimim i mesëm.

-Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;

-Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;

-Aftësi koordinimi  në nivelin administrativ dhe teknik;

-Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

Pozita: Zyrtar për Mbrojtje te Mjedisit

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,

Koeficienti : 7.

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i mbrojtjes së mjedisit

Detyrat Kryesore:

  1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  3. Planifikon dhe propozon, masa dhe aktivitete si dhe siguron zbatimin e tyre me qëllim të avancimit të punës dhe efikasitetit për procesin e mbrojtjes se mjedisit:
  4. Kujdeset për nivelin e ndotjes së ajrit, ujit dhe dheut, inspektimin e mbeturinave e materieve të rrezikshme që shkaktohen nga veprimtaritë industriale, urbane dhe rurale;
  5. Monitoron shërbimet publike komunale, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, përfshirë menaxhimin e mbeturinave, kanalizimit, ujit dhe shërbimeve tjera publike për parandalimin e ndotjes së ambientit;
  6. Bënë hulumtime dhe analiza për mungesën e menaxhimit dhe të eksploatimit të resurseve natyrore dhe shqyrton rezultatet e hulumtimeve, te përmbajtjeve, analizave, lidhur me gjendjen e mjedisit;
  7. Merr pjesë në planifikimin lokal të mjedisit, masave për konservimin e natyrës, masat tjera mbrojtëse ndaj zhurmës dhe trafikut;
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare drejtimi :  juridik ,  administratë publike   .
  • Të ketë njohuri në legjislacionin dhe politikat vendore dhe standardet në lëmin mjedisit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Dy pozita: Zyrtar për monitorim të ajrit 

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,

Koeficienti : 7

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i mbrojtjes së ajrit

Detyrat Kryesore:

1.Mbikqyrë aktivitetet,përputhëshmerin e aktiviteteve  me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit, të operatorëve të cilët veprojn në teritorin e komunës

2.Zbaton masat me qëllim të kontrollimit të nivelit të zhurmës brenda komunave dhe qështjeve tjera mjedisore si përgjegjësi e komunave në bazë të këtij ligji

3.Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe shpallja e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit Te ajrit

4.Mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, ne bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e ajrin  
5.Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike

6.Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit,

7.Dhënia e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qendrore dhe lokale mbi gjendjen e ajrit

8.Fuqizimi i masave për mbrojtje e ajrit dhe zhurmes.

  1. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universitare drejtimi : Teknologji,Ekologji,Fizik,Biologji, Kimi .
  • Të ketë njohuri në legjislacionin dhe politikat vendore dhe standardet në lëmin mjedisit;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Pozita: Zyrtar për Energjetikë

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,

Koeficienti : 7

Kohëzgjatja e kontratës:  me afat të caktuar 6 muaj

Detyrat Kryesore:

1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;

2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;

3. Mbikëqyr ndërtimin e largpërçuesve, ndriçimin publik në qytet, kontrollon dhe vërteton funksionimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe ndriçimin publik; .

4. Harton dhe propozon projektet për nevojat e drejtorisë te rrjetit të energjisë elektrike, ndriçimit publik dhe rrjetit telefonik;

5. Merr pjesë në mbikëqyrjen e ndërtimit të kanalizimit kabllor, repetitorëve, antenave etj.;

6. Propozon dhënien e lejeve për trafo dhe korridor të largpërçuesve, në bazë të planit urbanistik; ;

7. Merr pjese në pranimin teknik të punëve të kryera nga lëmi i energjetikës;

8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

- Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

-Diplomë universitare,  drejtimi- elektro energjetike;

- Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme ne lëmin e elektro-energjetikes;

- Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;

- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;

- Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Pozita: Inspektor sanitar ,

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,  Drejtoria për Inspekcion ,

 Koeficienti : 6.

Kontrata : me afat të caktuar 6 muaj .

Detyrat kyçe:

-Inspekton objektet për prodhimin dhe qarkullimin e artikujve ushqimor dhe objektet hoteliere shërbyese.

-Inspekton objektet shendetësore, objektet shkollore, parashkollore, objektet e kulturës, sportit dhe rekreacionit objektet publike dhe vendbanimet publike..

-Bënë kontrollimin e ujit për pije në lokalitetet urbane dhe rurale të stabilimenteve dhe aparateve për furnizimin me ujë të pijës.

-Rekomandon për deratizimin, dezinfektimin dhe dezinsktimin .

-Ndërrmerr masa dhe jep udhëzime në parandalimin e sëmundjeve epidemiologjike  dhe imunizimin e popullatës.

-Harton procesverbale dhe nxjerr aktvendime,

-Gjatë kryerjes  së kontrollit dhe të inspektimit , inspektori është i obiguar të respektoj Ligjet në fuqi

-Kryen edhe detyrat të tjera të parapara me ligj dhe akte tjera nënligjore.

Shkathtësitë,  kualifikimi:

-Diplomë e shkollës së mesme  , drejtimi : Mjekësi , Sanitari apo Teknologji Ushqimore.

-Njohuri dhe përvojë në fushën e cila ndërlidhet me detyrat e punës;

-Shkathtësi në komunikim planifikim të punës;

-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;

-Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

-Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).

Pozita: Inxhinjer i ndërtimit  ,

Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit, 

 Koeficienti : 7.

Kontrata : me afat të caktuar 6 muaj .

Detyrat kyçe:

1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;

2. Në bashkëpunim me mbikëqyrësin, bënë vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;

3. Analizon rregulloret, standardet dhe procedurat në fushën e ndërtimit dhe rekomandon përmirësimin e proceseve nëse është e nevojshme;

4. Zhvillon dhe siguron zbatimin rregulloreve, politikave, programeve dhe standardeve në fushën e ndërtimeve;

5. Ndërmerr fushata vetëdijesuese për respektimin e

Shikime 742
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC