Komuna e Prizrenit

Roje Pylli (8 vende)

	 	 

Duke u bazuar në nenin 8, dhe nenin 10 paragrafi 6, 7 dhe 8 të ligjit me nr. 03/L -212 të Punës, dispozitave të ligjit me nr. 04/L-077 mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe në bazë të Vendimit me nr. 01/060-63710 të dt. 06.05.2018 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS

Për angazhimin e punëtorëve sezonal

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Sektori i Pylltarisë

Pozita : Roje Pylli

Numri i të angazhuarve: 8 (tetë)

Kohëzgjatja: 4 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Të ruaj nga vjedhja, shkatërrimi, dëmtimi, trungjet e pa prera dhe të prera si dhe pjesëve të trungjeve-drunjëve në pyje, kulturat pyjore, pyllëzime, tokat pyjore dhe prodhimet pyjore jodrunore;
  • ti ruaj nga shkatërrimi rrugët pyjore, depot e përkohshme, objektet pyjore, të informojë për uzurpimet e pyjeve, tokave pyjore dhe objekteve përcjellës e, të pengoj veprimet e tilla në kuadër të mundësisë dhe kompetencave të tija;
  • të ruaj dhe përkujdeset për mirëmbajtjen e shenjave të kufijve të jashtëm dhe të brendshë m të pyjeve, të ngastrave dhe njësive menaxhu ese pyjore;
  • të parandalojë gjuetinë ilegale , të përkujd eset mbi mbrojtjen e kafshëve të egra si dhe mbrojtjen e objekteve në terrenet e gjuetisë ;
  • të kryej procedurën e qarkullimit të masës drunore dhe kontrollimin e transportit të prodhimeve drunore dhe jodrunore të pyjeve;
  • në mënyrë të rregullt të përcjellë vëzhgimin h idrologjik dhe fenologjik, frytshmërinë e farës pyjore, paraqitjen e sëmundjeve, insekteve, dëmtuesve, fatkeqësive elementare, dëmtimet nga kafshët e egra, brejtësit dhe disa mekanizmave tjera, furtunave dhe vërshimeve, duke evidentuar dhe raportuar lidhur me këtë së paku njëherë në muaj;
  • të zbatoj planin e masave të përcaktuar në mbrojtjen preventive të pyjeve nga zjarret, mirëmbajtjen e pikave vrojtuese, vendosjen e shenjave paralajmëruese dhe ndalesave;
  • tek paraqitja e zjarreve pyjore apo ndezja e zjarreve të hapura më afër se 200m nga kufiri i pyjeve menjëherë duhet intervenuar, duke nënkuptuar këtu edhe shuarjen e zjarrit, dhe nëse i duhet ndihma duhet që urgjentisht të informojë Autoritetin pyjor komunal, shërbimet komunale dhe territoriale zjarrëfikse, si organe të emergjencës dhe të sigurisë;
  • të ndalojë kullotjen ilegale, dëmtimet nga kullotja, nxjerrjen e gurëve, zhavorrit, rërës, dheut dhe deponimeve mbeturinave në pyje pa lejen e organit përgjegjës;
  • të informoj me shkrim eprorin e drejtpërdrejtë për veprimtarinë e tij;
  • është i detyruar që të merrë pjesë në punët e kultivimit të pyjeve sipas urdhërit të udhëheqësit të drejtpërdrejt;
  • të bёj fletëparaqitje për veprimet ilegale të prerjes, nxjerrjes, grumbullimit, përpunimit të materialit drunor dhe jo drunor dhe të njëjtat të dërgojë në Gjykatat Kompetente;
  • të konstatoj identitetin e personit të cilin e ka gjetur duke shkaktuar dëme në rajonin e vet të ruajtjes në bazë të dokumentacionit si letërnjoftimi apo dokumentet tjera përkatëse, gjësendet me të cilat e ka kryer veprën, përkohsisht ta konfiskoi masën drunore të prerë dhe mjetin transportues derisa tё pёrfundon procedura gjyqёsore me vendim tё formёs sё prerё;
  • të mbajë personat nëse janë hasur në vendin e kryerjes së veprës, dhe sipas detyrës zyrtare të lajmërojë organin kompetent të policisë;
  • rregullisht dhe në mënyrë të saktë të mbajë ditarin e punës për dëmet pyjore nga prerjet ilegale, sëmundjet, dhe dëmtuesit pyjor ku konstatohet vendi, koha, sasia dhe lloji i prerjes, vlera e dëmeve pyjore dhe të dhënat tjera;
  • Kopja e ditarit në fund të çdo muajit i dërgohet Autoritetit pyjor komunal përmes përgjegjësit të mbrojtjes së pyjeve;
  • të kontrolloj shfrytëzimin e pyjeve në ngastrat e lejuara për shfrytëzim në pyjet publike dhe të merr masa ndaj shfrytëzimeve jashtë lejes apo veprimeve tjera ilegale;
  • të bëjë zëvendësimin e rojtarit tjetër gjatë kohës së pushimit vjetor, pushimit mjekësor me urdhërin e Autoritetit pyjor komunale.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Gatishmëri për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe me mbikëqyrje,
  • Aftësi të mira ndër -personale dhe mbajtja e kontakteve me personat vendimmarrës dhe
  • Të ketë aftësi të punoj me të tjerët në mjedis multi -etnik.

Kushtet e kërkuara:

  • Shkolla e mesme
  • Trajnime të ndryshme

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e Letërnjoftimit
  • Ekstrakti i lindjes
  • Diploma e Shkollës së mesme
  • Trajnime të ndryshme

Konkursi ngel i hapur 8 ditë kalendarike nga dt. 14.05.2019 deri më dt. 21.05.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e përmbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesa për aplikim mund të merret dhe të dorëzohet në sportelin e pranimit nr. 2 në objektin e Administratës Komunale në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi Ademaj ’’p.n-Prizren duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Zyra e Personelit

TAGS: Komuna e Prizrenit, PrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 911
Kategoria Sigurim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC