Kryqi i Kuq i Kosovës
Red Cross of Kosova
Prishtinë
Kryqi i Kuq i Kosovës - Zyra Kryesore në Prishtinë shpall konkurs për këtë vend pune:
Pozita: Zyrtar/e i Financave dhe Administratës
Lokacioni: Kryqi i Kuq i Kosovës- Dega VITI
Kandidati duhet të plotësoj këto kushte:
- Të ketë Shkollimin e lartë,
- Të njohë punën me kompjuter ( Microsoft Office); Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në ekip; Të njoh gjuhën angleze ( preferuar);
- Të posedoj patentë shoferi (kategoria “B”)
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale të cilat e bëjnë të papërshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre;
Detyrat:
- Regjistrimi, mbajtja dhe ruajtja e dokumentacionit dhe shërbimeve financiare.
- Përgatitja e dokumentacionit, urdhërpagesave dhe procedurave financiare në përputhje me ligjet dhe normat e aplikueshme në Kosovë.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me normat dhe procedurat financiare të Kryqit të Kuq të Kosovës (KKK-së), përputhshmërisë së dokumenteve me programet dhe dosjet tjera plotësuese.
- Administrimi i të gjitha shpenzimeve të bëra nga KKK, siç është buxheti dhe projektet nga donatorët.
- Raportimi mbi gjendjen financiare të degës së Kryqit të Kuq, në mënyrë periodike dhe sipas kërkesave
- Punë të tjera të aspektit administrativ.
Konkursi mbetet i hapur tetë ( 8) ditë nga dita e publikimit (02/02/2023).
Aplikacionin mund të merrni në Zyrën Kryesore të Kryqit të Kuq të Kosovës, Rr Enver Zymeri nr. 24 (të stadiumi i qytetit) në Prishtinë ose në www.redcross-ks.org dhe të njëjtin të dorëzoni në adresën e lartëshënuar ose përmes email: info@redcross-ks.org
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.