Vende të lira pune nga kompania “Evapify”
Emri i pozitës; Drejtor i Financave (CFO)
Evapify është kompani globale me bazë në Poloni që si aktivitet primar ka distribuimin e cigareve elektronike me avullosje (vapes) në rajon, me zyre qendrore në Prishtinë.
Kompania do të ofrojë:
- Pajisje moderne;
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetësor;
- Trajnime profesionale;
- Mundësi zhvillimi profesional në një kompani vazhdimisht në rritje.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjegjësitë:
- Organizon, drejton dhe mbikëqyr të gjitha funksionet e menaxhimit/raportimit financiar dhe kontabilitetit brenda kompanisë.
- Koordinon përgatitjen e pasqyrave, raporteve, analizave financiare dhe raporteve të veçanta informative;
- Ofron mbështetje konsultative për planifikimin e iniciativave nëpërmjet analizave, raporteve dhe rekomandimeve të informacionit financiar dhe menaxherial.
- Mban dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë;
- Krijimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm te Departamentit te Financave dhe Kontabilitetit duke krijuar Procedurat e nevojshme.
- Menaxhimi i aspekteve tatimore te kompanisë dhe koordinimi me kompanitë konsulentë dhe Auditorët.
- Ndihmon në përgatitjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar.
- Mirëmban e dokumentacionin financiar në bazë të kërkesave ligjore.
- Monitoron kontrollimin e faturave të shitjes dhe blerjes duke mbikëqyrur gjithë dokumentacionin përkatës;
- Monitoron regjistrimet e arkëtimeve dhe pagesave sipas llogarive;
- Monitoron stokun e produkteve të kompanisë.
- Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostove dhe shpenzimeve me qëllim të ofrimit të rekomandimeve të duhura tek ekipi drejtues;
- Përgjegjës në administrimin e marrëdhënieve me furnitorët;
Kualifikimi:
- Diplomë Universitare në Financa/Kontabilitet;
- Eksperiencë pune në pozicione drejtuese në Financë/Kontabilitet;
- Njohuri për SNRF, çështjet e kontabilitetit dhe sistemin e taksave të Kosovës;
- Aftësi udhëheqëse dhe të vendimmarrjes;
- Aftësi të analizës së të dhënave dhe metodave të parashikimit;
- Aftësi të komunikimit dhe prezantimit;
- Aftësi analitike;
- I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
- Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të Microsoft Office-it.
- Aftësi të forta teknike në kontroll financiar, kontabilitet, raportim, buxhetim dhe parashikime financiare.
Aplikimet mund ti dërgoni deri më 20.02.2023 në hrkosovo@evapify.com duke përfshirë CV-në aktuale dhe një përshkrim të shkurtër se pse kjo pozitë është e përshtatshme për ju.