Komuna e Gjakovës
Zyrtar për Mirëqenie Sociale (1)
Shpërndaje
	 	 

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore

Nr. 01-111/01-18062 Datë: 13.05.2019 Gjakovë

Në bazë të nenit 11 dhe 18 të Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregullores numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

S H P A L L J E        E         R E K R U T I M I T

Njësia: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Mirëqenie Sociale 

Niveli i pagesës: sipas koeficientit 5.5

Numri i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i referencës: RN00004823

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në hartimin dhe zhvillimin e planeve të punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
  • Shpjegon kriteret aplikantëve për ndihmë sociale dhe zhvillon intervistat fillestare me aplikuesin për të vërtetuar pranueshmerinë;
  • Kontrollon informatat e marruara dhe kujdesi që ato të jenë të plotësuara me dokumentacion konform kritereve të ligjit;
  • Regjistron detajet në flet aplikacion në ditarin e regjistrimit dhe përcjell dosjen te operatori i bazës së të dhënave për futjen e tyre në bazë;
  • Përgatit dhe aranzhon rastet që duhet të dërgohen në komision mjekësor,
  • Aranzhon vizita verifikuese të kërkesave të reja në teren brenda afatit të përcaktuar me ligj;
  • Përcjell ankesat tek udhëheqësi i sektorit të ndihmës sociale e pastaj te drejtori i QPS-së;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë për punësim kanë të gjithë personat e moshës madhore të cilët kanë zotësi për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë e duhur për kryerjen e detyrave të punës.

Procedura e konkurimit: e hapur për kandidatët e jashtëm si dhe nëpunësit civil ekzistues.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Bachelor në ekonomi, juridik ose administratë publike;

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera:

  • 4 vite përvojë pune;
  • Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të njohur teknike ose administrative;
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet);

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

Procesi i rekrutimit në Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë me Ligjin numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren numër 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren numër 21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: në kohë të pacaktuar.

Puna provuese: 12 muaj.

Afati i konkursit: Konkursi është i hapur pesëmbëdhjete (15) ditë kalendarike nga data e publikimit (nga 13.05.2019 deri 27.05.2019).

Dokumentet e kërkuara:

Diploma mbi kualifikimin e noterizuar, Diplomat e lëshura nga Institucionet Shkollore jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara (kopje); Vërtetimi për përvojën e punës (kopje); Certifikata qё nuk jeni nёn hetime (origjinal); Dokumenti i identifikimit (kopje).

Dokumentet e pranuara nuk kthehen.

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhes në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Komunitet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet ne nenin 11. paragrafin 3 të Ligjit nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. -Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Komuna e Gjakoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 270
Kategoria Administratë
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US