1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne, edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni:                  Zyrtar/Asistent-e në Burime Njerëzore

Departamenti:         Burimeve Njerëzore dhe Administratë

Lokacioni:                Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore
  • Përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor
  • Është pika e parë e kontaktit për adresimin e problemeve, kërkesave dhe nevojave te punonjëseve në lidhje me vendin e punës, si dhe bën administrimin e procedurave disiplinore.
  • Merr pjesë në rekrutimin e stafit, bën përgaditjen edhe publikimin e njoftimeve per pozicionet vakante, përgatitjen e përgjegjësive te punës për pozitat e reja dhe përditësimin e atyre aktuale
  • Merr pjesë në procesin e vlerësimit të përformancës
  • Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bën monitorimin e programeve të trajnimit
  • Orienton stafin e ri në punë
  • Përpilon kontratat e punës, vendimet e shkëputjeve te kontratave dhe vertetime te ndryshme sipas kerkesave;
  • Përkujdeset për dosjet virtuale dhe fizike të punësuarve në mënyrë qe të jenë të përditësuara dhe të plotësuara me dokumentacionet e nevojshme;
  • Përgatitë raportet për procesimin e pagave për të punësuarit dhe bën procesimin e pagave dhe beneficioneve
  • Evidenton dhe mirëmban pushimet e të të punësuarave
  • Përkujdeset për sistemin e hyrje daljeve ne kompani
  • Zbaton detyra tjera që i ngarkohen nga udhëheqësi i tij/saj;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare
  • Njohuri të detajuara të ligjit të punës dhe praktikave të burimeve njerëzore
  • Përvojë pune profesionale mbi 3 vite në burime njerëzore;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi të larta organizative dhe analitike;
  • Njohje e shkëlqyeshme e programeve të MS Office si dhe aftësi të përshtatjes për punët me softuer të burimeve njerëzore.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 12/02/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Zyrtar/Asistent-e në Burime Njerëzore”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet