1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Duke u bazuar në vëllimin e punës “The North Unicorn” shpallë  konkurs për pozitat:

Menaxher Marketi / Zv. Menaxher Marketi

  • Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
  • Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
  • Monitoron afatet  dhe informon  palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të  dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;  
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftesi menaxhuese dhe organizative;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar/vijim studimesh në drejtimet ekonomike ose fusha te ngjashme relevante;
  • Pervoje pune në pozita te ngjashme dhe industri(E Preferueshme).

Arkatar/e

  • Kryerja dhe asistimi i punëve në lidhje me dyqanin në përputhje me udhëzimet e përgjegjësit të dyqanit;
  • Të asistoj në punën në sektor dhe arkë varsisht nga kërkesat e punës.

Aftësitë dhe njohuritë e kërkuara:

  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftesi komunikuese dhe prezantuese;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
  • I preferueshme vijimi i studimeve apo përfundimi i tyre.

Të gjithë të interesuarit CV-në mund ta dërgojnë në e-mail: apliko@thenorthunicorn.com

Tek subjekti të ceket pozita e punës për të cilën aplikoni.

Afati  i fundit për aplikim është deri me 11/02/2023.

Shikime 2,498
Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 11/02/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet