1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Zagragja & Associates, kompani lidere në fushën e kontabilitetit me mbi 17 vite përvojë pune, me mbi 300 klientë të cilëve u ofron shërbime të kontablitetit, mbajtjes së librave, taksave dhe këshillim financiar, ofron mundësi punësimi për disa pozita.

Pozita: Kontabilist/e

Roli: Jemi në kërkim të një Kontabilisti/e për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kontabilisti/ja do të punojë ngushtë me klientët tanë për të harmonizuar pasqyrat bankare, për të llogaritur pagesat dhe kthimet e taksave dhe për të ofruar informacione të sakta mbi pozicionin financiar të bizneseve, duke siguruar respektimin e të gjitha rregulloreve tatimore.

Përgjegjësitë:

  • Të komunikojë me klientët dhe autoritetet tatimore.
  • Të menaxhojë të gjitha transaksionet e kontabilitetit.
  • Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme.
  • Të bëjë përgatitjen dhe prezantimin e raporteve financiare tremujore dhe vjetore për klientët e kompanisë.
  • Të përgatisë dosjet tatimore për taksat mujore, tremujore dhe vjetore.
  • Të shërbejë si urë lidhëse mes Zagragja & Associates dhe klientëve të kompanisë.
  • Të përfaqësojë klientët në procedurat e Administratës Tatimore.
  • Të rishikojë në mënyrë cilësore punën e llogaritarëve të kompanisë.

Shakthtësitë dhe Kualifikimet:

  • Përvojë pune të paktën 3-vjeçare në kontabilitet dhe mbajtje të librave.
  • Njohuri të mira të legjislacionit dhe standardeve të kontabilitetit.
  • Përvojë pune në korporata të mëdha vendore dhe klientë ndërkombëtarë.
  • Njohuri të mira të përdorimit të softuerëve për kontabilitet.
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese ekipore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Diplomë Bachelor në Ekonomi/Financa ose fushë të ngjajshme.
  • Aftësi komunikimi në gjuhën angleze.
  • Çertifikimi profesional është përparësi.

Benefitet:

  • Sigurim shëndetësor
  • Pagë konkuruese
  • Udhëtime grupore me ekipë (Team retreats)
  • E premtja e fundit e muajit pushim

Data e fundit për aplikim: 12 shkurt 2023

Për të aplikuar dërgoni CV-në tuaj në emailin info@zagragja.com

Shikime 4,214
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 12/02/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet