Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Udhëheqës i Divizionit të Komisioneve Mjekësore
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite Ministry of Labour and Social Welfare

Mbështetur në nenin 13 dhe 18  të Ligjit Nr. 03/L - 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rishpall:

KONKURS   

Titulli i punës: Udhëheqës i Divizionit të Komisioneve Mjekësore

Referenca: RN00004834

Departamenti i Pensioneve

Divizioni për Komisione Mjekësore

Koeficienti :H-725

Orari i punës: I plotë, 40 orë në javë

Kategoria funksionele: Niveli Drejtues

Akt Emërimi: Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës

I përgjigjet : Drejtorit të Departamentit të Pensioneve

Vendi : Prishtinë

Qëllimi i vendit të punës :

Udhëheqësi i Divizionit për Komisione Mjekësore bënë menaxhimin dhe administrimin e punës së të gjitha komisioneve mjekësore me qëllim të shqyrtimit të të gjitha kërkesave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheqësi i Divizionit për Komisione Mjekësore në përputhje me dispozitat ligjore përcakton standardet kualitative dhe kuantitative për komisionet mjekësore, përcakton standardet kuantitative dhe kualitative për kategoritë e caktuara të lëmive të ndryshme specialistike, sipas kërkesave të aplikantëve, kuadrit shëndetësor, duke përfshirë edhe personelin ndihmës;
  • Siguron Zbatimin e Procedurave Administrative dhe mjekësore në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Administron punën e komisioneve mjekësore;
  • Ndihmon në organizimin e takimeve për komisionet mjekësore;
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e kritereve dhe procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore;
  • Në pajtim me kriteret e përcaktuara, organizon procedurat për zgjedhjen e komisioneve profesionale mjekësore dhe cakton orarin për seancat e komisioneve mjekësore;
  • Kompleton dhe mirëmban evidencën mjekësore për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave në skemat pensionale dhe sociale;
  • Vendosjen dhe aplikimin e procedurave ligjore dhe mjekësore në përputhje me dispozitat e ligjeve të skemave pensionale dhe sociale, për shqyrtimin dhe rishqyrtimin e kërkesave për njohjen e të drejtave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale;
  • Rregullimin dhe përcaktimin e procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore sipas kërkesave të departamentit përkatës të MPMS-së;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyersi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë e Fakultetit të Mjekësisë drejtimi i internos, oftamologji, mjekësi e përgjithshme, mjekësi familare,kirurgji, psikiatri dhe drejtime tjera të ngjashme,së paku pesë(5) vite përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mbikqyrë dhe trajnojë stafin e caktuar duke përfshirë organizimin, caktimin e prioriteteve, dhe delegimin e detyrave;
  • Shkathtësi të shkelqyeshme organizative dhe kordinuese;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme administrative dhe udhëheqëse;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit;
  • Njohje e gjuhës shqipe dhe serbe;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve(Word, Excel, Power Point, Access).

Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), nga data 13.05.2019 deri më 27.05.2019.

Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së.

Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.

Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.

Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femrore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

TAGS: Ministria e Punës dhe Mireqenies SocialePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 619
Kategoria Menaxhment
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US