Federata e Auto Sporteve te Kosoves (FASK) shpallë konkurs për plotësimin e vendeve
të lira të punës, si vijon:
Kualifikimet e nevojshme
- Përvojë si drejtor ekzekutiv ose në pozita të tjera menaxheriale, minimum 2 vite
- Të ketë të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, preferueshëm në fushën e Menaxhmentit
- Njohuri adekuate kompjuterike;
- Përvojë në zhvillimin e strategjive dhe planeve
- Aftësi të shkëlqyera të financave dhe raportimit të performancës financiare
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe aftësi të folurit publik
- Njohja e gjuhës angleze
- Shkallë të lartë të vetëiniciativës
- Aftësi për të punuar nën presion
- Një mendje analitike e aftë për të zgjidhur problemet
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe lidershipi
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të ekzekutoj vendimet e bordit, ti përmbahet dhe të zbatoj planin strategjik të FASK,
- Të udhëheq afarizmin e FASK,
- Të organizon dhe udhëheq me procesin e punës,
- Përgatitë pasqyrat vjetore të kontabilitetit dhe raportet mbi aktivitetet,
- Propozon vendimet të cilat i nxjerr bordi,
- Propozon organizimin e brendshëm të Federatës,
- I pranon në punë dhe iu shkëput kontratën e punës punëmarrësve,
- Vendos mbi sistemimin e punëmarrësve në vende pune,
- Kujdeset për ligjshmerinë e punës në Federatë
- Vendos mbi procedurat disiplinore të të punësuarve,
- Kryen edhe punë të tjera në harmoni me ligjin,statutin dhe vendimet e bordit.
- Përgjegjës për komunikimin në mënyrë efektive me Bordin dhe sigurimi në kohë dhe në mënyrë të saktë, i të gjitha informatave të nevojshme që Bordi të funksionojë si duhet dhe të marrë vendime të informuara.
- Përgjegjës për planifikimin strategjik për të siguruar që FASK mund ta përmbushë me sukses misionin i tij në të ardhmen.
- Përgjegjës për rritjen e imazhit të FASK duke qenë aktiv dhe të dukshme në komunitet dhe duke punuar ngushtë me organizata të tjera profesionale.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në në e-mailin info@fask-ks.org
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 24.02.2023