1
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ZYRTAR I KONTROLLIT TË BRENDSHËM

Departamenti i Riskut – Zyre Qendrore

PËRGJEGJËSITË:

  • Kryen kontrollë në teren per të verifikuar respektimin e Politikave dhe Procedurave të rrezikut kreditor,
  • Kryen kontrolle për aktivitetet dhe proceset e ndryshme ne zyrën qendrore për të verifikuar implementimin e saktë te Politikave dhe Procedurave të Institucionit,
  • Angazhohet në kontrolle te aktiviteteve të ndryshme në proceset të cilat mund të jenë më të dyshimta apo mund të kërkohet kontrolle nga Mbikeqyrësi dhe Bordi Menaxhues,
  • Realizon detyrat e punës të cilat janë ta parapara me planin e punës,
  • Përgatit raporte për kontrollet e realizuara dhe të njejtat I dergon tek Mbikeqyresi i tij/saj. Gjithashtu, jep rekomandime per të adresuar leshimet dhe rreziqet e identifikuara. Te njejtat kerkohen te monitorohen per implementimin e tyre te suksesshëm.
  • Angazhohet në verifikimin e implementimit e saktë të kërkesave të rregullatorit për të siguruar pajtueshmërine me rregulloret e aplikueshme.

KUALIFIKIMET:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, banka, financa ose administrim biznesi;
  • Përvoja e punës mbi 1 vit si Analist Kreditor është përparësi;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në përpilime të raporteve;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Posedimi i patent shoferit është i domosdoshëm.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën recruitment.hr@fincakosovo.org Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të

barabartë. Afati i aplikimit deri me 09.02.2023.

www.fincakosovo.org

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 19 institucioneve mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre.

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

Shikime 3,238
Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 09/02/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet