Regional Director of Business Development
EPPC Kosovo kërkon një Regional Director of Business Development për klientin e saj, kompani e njohur që operon në fushën e prodhimit të pijeve alkoolike, produktet e së cilës eksportohen në Evropë, Amerikë dhe Kinë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Identifikimi i importuesve, distributorëve, zinxhirëve të furnizimit, HoReCa;
- Hulumtimi i tregut (analiza/matje) dhe zhvillimi i planeve strategjike mbi shitjen e produkteve konform qëllimeve buxhetore të kompanisë;
- Vlerësimi i shitjeve/operacioneve të distributorëve dhe ofrimi i rekomandimeve për përmirësim sipas nevojës;
- Identifikimi i mundësive biznesore/trendeve në rritje për plotësimin e nevojave të klientëve;
- Krijimi i strategjive për zhvillim biznesi me qëllim të zgjerimit të tregut;
- Përfaqësimi i kompanisë dhe promovimi i portfolios së saj përmes takimeve dhe lidhjes së marrëveshjeve;
- Krijimi i partneriteteve strategjike, menaxhimi i marrëdhënieve me importuesit/distributorët kryesorë;
- Përgatitja e raporteve javore dhe mujore mbi planifikimin, progresin e punës dhe takimet me palët e interesit.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Të ketë të përfunduar studimet Bachelor në Administrim Biznesi, Marketing apo fusha të tjera relevante;
- Të ketë eksperiencë më shumë se 5 vite në shitje, preferohet në industrinë e pijeve alkoolike;
- Të ketë njohuri rreth marketingut dhe zinxhirit të furnizimit;
- Të ketë njohuri të mjedisit të shitjes dhe sistemeve vendore të distribuimit;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
- Të ketë njohuri të paketës MS Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative;
- Të ketë aftësi të menaxhimit dhe negocimit me palë;
- Të jetë i orientuar drejt rezultateve, i aftë në vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve;
- Të posedojë patentë shoferin, kategoria B.
Të dhënat:
Pozicioni: Regional Director of Business Development;
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë;
Paga: Konkurruese;
Kontrata: Sipas ligjit të punës;
Afati për aplikim: 08.02.2023.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur në subject pozicionin ‘Regional Director of Business Development’ në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen tutje.
Te ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.