POZITA: Shitës Ambulantiv
REFERENCA: MC-020/3-22
QYTETI: Çagllavicë
Numri I Pozitave: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës Ambulantiv, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë shitjen e mallit në terren, duke vizituar pikat e caktuara sipas planit të shitjes së kompanisë.
- Të bëjë vizita të përditshme te klientët, të merret me regjistrin e kërkesave të tyre dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme.
- Të identifikojë klientët e ri potencialë për shitjen e produkteve ekzistuese dhe promovuese, me qëllim të zhvillimit të tregut.
- Të organizojë operacionet e përditshme të shitjes në terren dhe përmbushë planin e shitjes për produktet e caktuara nga kompania.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet Bachelor).
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo në industrinë relevante.
- Energjik dhe i/e shkathët që të komunikojë lehtësisht me të gjithë njerëzit.
- Aftësi të mira të negocim dhe shitje.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga 450 Euro (Neto).
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna - E Premte (Të Shtunën punohet 09:00-16:00).
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 08.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
