1

Mësues/e, Mirëmbajtëse

Ruaj
MindBulb Education
Follow
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mindbulb Education është në kërkim të kandidatëve për pozitat e mëposhtme:

  • Mësuese për qëndrim ditor për nxënësit e klasave 1-5 dhe 6-9.
  • Mësuese për mësim plotësues për nxënësit e klasave 1-5 dhe 6-9.
  • Mirëmbajtëse.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Përgjegjësitë kryesore për mësuese të qëndrimit ditor:

  • Përkujdesje për nxënësit e klasave 1-5 dhe 6-9.
  • Asistimi i nxënësve me detyrat e shtëpisë dhe përgaditja e planeve dhe materialeve mësimore.
  • Planifikimi dhe zhvillimi i aktiviteteve argëtuese dhe edukative.
  • Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore ndër të tjera.
  • Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
  • Menaxhimi i sigurisë shëndetsore të nxënësve.
  • Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta.
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësit.
  • Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.

Përgjegjësitë kryesore për mësuese të mësimit plotësues:

  • Asistimi i nxënësve të klasës 1-5 dhe 6-9 në përfundimin e detyrave të shtëpisë.
  • Planifikimi dhe përgaditja e planeve mësimore si dhe e materialeve mësimore të cilat mundësojnë mësimin aktiv.
  • Zhvillimi i njësive mësimore në mënyrë kreative dhe lehtë të kuptueshme.
  • Udhëzimi dhe monitorimi i nxënësve në përdorimin e materialeve dhe pajisjeve mësimore.
  • Ruajtja e disiplinës në përputhje me rregullat dhe sistemet disiplinore të shkollës.
  • Mbajtja dhe përditësimi i shënimeve të sakta dhe të rregullta mbi përparimin dhe zhvillimin e nxënësve.
  • Sigurimi i një larmie materialesh dhe burimesh mësimore për përdorim në aktivitetet edukative.
  • Vëzhgimi dhe vlerësimi i performancës dhe zhvillimit të nxënësit.
  • Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave të shtëpisë dhe testeve.
  • Bashkëpunimi me mësimdhënës të tjerë, prindër dhe palë të interesuara si dhe marrja pjesë në takime të rregullta.

Përgjegjësitë kryesore për mirëmbajtëse:

  • Pastrimi i hapesirave të përcaktuara të objektit (pluhurimi, fshirja, pastrimi me korrent, pastrimi i banjove etj.)
  • Njoftimi i menaxhmentin për defekte ose nevoja për riparime.

KËRKESAT E PROFILIT:

Kërkesat e profilit për mësuese të qëndrimit ditor dhe mësimit plotësues

  • Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë.
  • Përvoj pune në edukim për së paku dy (2) vite.
  • Njohuri të shkëlqyera në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës për ciklin 1-9.
  • Aftësi të shkëlqyera menaxhuese.
  • Energji pozitive, ambicie dhe pasion për punën
  • Kreativ/e
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
  • Njohuritë në gjuhën angleze janë bonus.

Kërkesat e profilit për mirëmbatjëse:

  • Të ketë përvojë pune në mirëmbajtje.
  • Të ketë njohuri elementare për kimikatet dhe materialet e pastrimit.
  • Energjike
  • Bashkëpunuese
  • Detajiste

PËR APLIKIME:

  • Dërgoni CV-n dhe letrën motivuese në info@mindbulbedu.com

Në subjekt shënoni titullin e pozitës në të cilën aplikoni. Data e fundit për aplikim është 31/01/2023.

Shikime 2,492
Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 31/01/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet