Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për shërbime hoteliere për punëtori dhe akomodim për nevoja të aktivitetit në kuadër të projektit PRIDE me një grup punues me përafërsisht 30 pjesëmarrës për 10 ditë përgjatë vitit 2023, përkatësisht 3 punëtori.

Hoteli me Sallë për punëtori mund të jetë në të gjithë teritorin e Kosovës jashtë Prishtinës.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

05-08.03.2023 (3 ditë; 3 netë) Check in: 05.03.2023 ora: 19:00 Check out: 08.03.2023 ora: 16:00

26-30.03.2023 (4 ditë; 4 netë) Check in: 26.03.2023 ora: 19:00 Check out: 30.03.2023 ora: 16:00

25-28.04.2023 (3 ditë; 3 netë) Check in: 25.04.2023 ora: 19:00 Check out: 28.04.2023 ora: 16:00

Për punëtoritë në fjalë duhet të përfshihen:

  • Akomodimi me mëngjes në dhoma teke
  • 3 Kafe dhe 2 shishe ujë gjatë punëtorisë
  • Dreka me një pije joalkoolike
  • Darka me një pije joalkoolike
  • Salla për punëtori me hapësirë të mjaftueshme për punë dhe aktivitete për 30 pjesëmarrës, të ketë projector, tabelë flipchart, lidhje stabile interneti, mundësi printimi. Salla duhet të jetë e klimatizuar dhe të ketë ndriqim dhe qetësi

Oferta financiare duhet të jetë e specifikuar me cmime të ndara për:

  1. Akomodimi me mëngjes për person
  2. Dreka me një pije joalkoolike për person
  3. Darka me një pije joalkoolike për person
  4. 1 Kafe
  5. 1 Shishe e vogël ujë
  6. Salla për një ditë

Ofertuesi duhet t’i respektojë masat kundër COVID-19, duke dezinfketuar dhomat, sallën dhe hapësiren e ngrënjes;

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  1. Çertifikatën e regjistrimit të biznesit
  2. Çmimet duhet të kuotohen në euro pa TVSH
  3. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare

Ofertuesi i përzgjedhur duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë;
  • Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura , çmimi më i lirë

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën:  22.02.2023 në email adresën:

procurement1@soskosova.org

Oferta juaj  duhet të jetë e vlefshme 70 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management