Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHIFT Agency beson se çdo anëtar i ekipit jep një kontribut të rëndësishëm në suksesin tonë.

Ne po kërkojmë dikë që ka pasion për të shkruar dhe për të punuar konceptualisht mbi materialet e marketingut, TV reklamave, prezantimeve dhe kontent të mediave sociale .

Kandidatët duhet të jenë në gjendje të punojnë brenda një ekipi, nganjëherë të punojnë ngushtë me drejtorin kreativ dhe drejtorin artistik mbi konceptet e kërkuara.

Si një copywriter kreativ nga ju kërkohet:

  • Të jeni konsistent në ofrimin e shkrimeve kreative dhe ideve.
  • Të jeni të shpejtë dhe të besueshëm, të mund të punoni nën presion kur është e nevojshme.
  • Kuptoni tonin e zërit, pamjen vizuale + ndjesinë dhe të keni aftësinë të përcaktoni një komunikim të duhur për brendin e caktuar.
  • Të ketë aftësi për të dhënë mendime dhe rekomandime për atë që ata mendojnë se është e drejtë.
  • Merr mirë këshillat dhe informatat e duhuara, ripërpunon idetë ose krijon diçka krejtësisht të re.
  • Kupton drejtë procesin e punës së agjencisë dhe ndihmon departamentet e tjera gjatë rrugëtimit të një projekti.
  • Të ketë aftësi për të menaxhuar projekte të shumta në të njejtën kohë dhe për t'i dhënë përparësi rrjedhës së tyre të punës.
  • Të jetë i apasionuar pas fjalëve dhe të shkruarit.
  • Shkrimet të jenë lehtë të kuptueshme dhe empatizuese për një audiencë të gjerë.
  • Ka shumë pika referimi për stilet e të shkruarit.
  • Të shkruaj dhe të zhvilloj më shumë versione kur kërkohet.

Kualifikimet dhe karakteristikat dalluese:

  • 2-3 vite eksperiencë si copywriter kreativ.
  • Të krijoj dhe të paraqes ide të cilat frymëzojnë.
  • Të ketë njohuri për mediat sociale, dashurinë për kulturën, sportin dhe të rejat e fundit.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikuese.
  • Disa punë periodike nën presion dhe në fundjavë ndonjëherë.

Shift Agency po kërkon njerëz që e shijojnë lirinë, diversitetin dhe rritjen. Nëse kjo tingëllon si ju, ne do të donim që ju të aplikoni. Ne besojmë shumë se çdo anëtar i ekipit jep një kontribut të rëndësishëm në suksesin tonë. Ky kontribut nuk duhet të kufizohet nga përgjegjësitë e caktuara të përshkruara në përshkrimin e punës. Prandaj, ky përshkrim i punës është krijuar për të përshkruar detyrat kryesore, kualifikimet dhe fushëveprimin e punës.

Dërgoni CV tuaj në info@shift.al deri më 10 shkurt 2023

Shikime 1,275
Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 10/02/23 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management