Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NELT L.L.C shpall konkurs për pozitën:

Farmacist/e - Menaxher/e e zhvillimit të biznesit- Departamenti Farmaceutik dhe Parafarmaceutik

Lokacioni i Zyreve NELT L.L.C: Lipjan

Kualifikimet e kërkuara:          

  • Diplomë Universitare në fushën e Farmacisë/Mjekësisë.
  • Përvojë pune minimum 2 vite në pozitë menaxheriale;
  • Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme dhe njohja e gjuhës serbo-kroate konsiderohet si përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të përmirësojë dhe maksimizojë efikasitetin e operacioneve të kompanisë përmes krijimit të një tregu të ri sipas planit të miratuar;
  • Përgatitja e raporteve të detajuara dhe vlerësimi i mundësive potenciale për përmirësimin e biznesit në treg nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit me partneret ekzistues dhe fillimin e bashkëpunimit me partnerët e rinjë;
  • Monitorimi i zbatimit të planit të bashkëpunimit me partnerët ekzistues dhe të rinjë;
  • Vlerësim pozitiv i rregullt i institucioneve shtetërore, organizatave certifikuese dhe auditorëve dhe blerësve kryesor;
  • Përgjegjës/e për mbajtjen e një niveli të lartë bashkëpunimi me të gjithë sektorët e kompanisë;
  • Përgjegjës/e për mbajtjen e një qëndrimi dhe sjelljeje të mirë dhe vendosjen e një shembulli dhe motivimin e punonjësve për të kryer detyrat dhe paraqitur veten brenda dhe jashtë kompanisë në përputhje me vlerat e kompanisë;

NELT L.L.C është një punëdhënës i mundësive të barabarta. Të gjithë aplikantët dhe punonjësit e kualifikuar do të marrin konsideratë për punësim.

Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre përmes e-mailit: apliko@nelt.com Në pjesën e Subject specifikoni poziten per te cilen aplikoni. Afati i aplikimit është deri me datën 06 Shkurt 2023 ora 16:00.

Menaxheri/ja e Zhvillimit të Biznesit do e ketë në shfrytëzim veturen e kompanisë me të cilën do i kryen dhe detyrat dhe përgjegjësistë e parapara me kontratë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management