Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalTrajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Fundamentals of Human Resources- Shkurt 2023
Mercurius Consulting po rifillon fazën e trajnimeve nga muaji Shkurt 2023 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
Temat e trajnimit:
Trajnimi përmban temat me komponentët e mëposhtëm:
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 5 ditë. Duke filluar nga data 6 Shkurt deri me 16 Shkurt. Ora: 17:30-20:00 (2h30min).
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e Mercurius Consulting në Prishtinë. Adresa: Rr. Mbreti Justinian Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.mercurius.co Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 199* Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
*Early Bird Offer: Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 02 Shkurt 2023 përfitojnë -20% zbritje nga cmimi i trajnimit nga 199€ në 159€.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
👣Nxitoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.
Biografia e Trajnerit, Shkumbin Ibraimi.
Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore dhe Motivator, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Ka mbaruar studimet në Juridik dhe ka ndjekur certifikimet në menaxhimin e projekteve.
Me mbi 15 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Me pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajner. Gjithashtu është i certifikuar si Auditor i Brendshëm për ISO 9002 dhe ISO 27001.
Tani është Partner Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv i Mercurius Consulting, kompani e cila është e specializuar për t'u ndihmuar bizneseve në rritje e kapaciteteve njerëzore, duke u ofruar shërbime konsulente në fushën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Stafit, HR Outsourcing, Trajnim dhe Motivim, Lidershipit dhe Menaxhmentit.