Termat e Referencës
Për kontraktimin e një kompanie ose konsulenti individual për Agrobiznes (Këshillim dhe përgatitje të planeve të binznesit në bujqësi).
Projekti “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK ka hapur thirrjen për grante në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Graçanicë dhe Junik.
Gjatë kësaj faze dhe në vazhdim, është parashikuar angazhimi i një kompanie ose konsulenti indvidual për agrobiznes, i cili do të asistojë gratë gjatë fazës së zhvillimit të biznesit si dhe do të përgatisë planet e biznesit për gratë në 4 komunat e përcaktuara në thirrje.
Kompania ose konsulenti indvidual do të fokusohet në planifikimin e biznesit, këshilla për menaxhimin e buxhetit dhe financave për bizneset (fermat) fillestare dhe atyre ekzisutese.
Nga ekseprtiza e ofruar, gratë pritet të mësojnë të zhvillojnë një buxhet realist, të formulojnë idenë e tyre dhe të identifikojnë nevojat për biznesin e tyre. Prandaj, qartësimi i pritshmërive dhe qëllimeve në fazën e zhvillimit të planit të biznesit është thelbësor.
Përgjegjësitë:
Kualifikimet:
Kandidatët që i plotësojnë kërkesat minimale duhet të përcjellin Ofertën financiare, CV-në, si dhe fushat në të cilat mund të mbajnë trajnimin, në email: human.resources@k-w4w.org jo më larg se 31 janar, 2023.